Albert Kaca, i cili përplasi për vdekje me makinë ish-kunatin e tij në Ishull-Lezhë më 21 shtator të vitit 2019, rrezikon të dënohet me 35 vite burg.
32-vjeçari akuzohet për veprën penale “Vrasje e kryer brenda rrethit familjar” dhe sipas organit të akuzës është arritur të provohet se i pandehuri e ka goditur me dashje për vdekje me makinë ish-kunatin e tij, Ylli Mena.
Tashmë do të jetë trupa gjykuese e cila do të japë vendimin përfundimtar për 32-vjeçarin Albert Kaca, i cili vijon të jetë në arrati.
Fillimisht u dyshua për aksident, por pas veprimeve hetimore rezultoi se ngjarja ishte e qëllimshme, pasi ata kishin patur konflikte me njëri-tjetrin që pas divorcit te Ylli Menës me motrën e 32-vjeçarit Kaca.