Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përplasja mes adoleshentëve e efektivëve në Tiranë, policia del me deklaratë

15:22 / September 20, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
perplasja 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka sqaruar përmes një reagimi një ngjarje të ndodhur gjatë mbrëmjes së të hënës.

Në njoftim thuhet se fillimisht policia ka marrë një njoftim për shqetësim e zhurma nga disa persona ndaj banorëve në rrugën ‘Naim Frashëri”.

Menjëherë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dy punonjës policie të cilët janë kundërshtuar me dhunë, e pas tyre kanë shkuar për përforcim dy patrulla të tjera.

Në vendin e ngjarjes u arrestuan 6 persona nga 19 deri në 28-vjeç ndërsa u procedua në gjendje të lirë një 17-vjeçar.

Në njoftim bëhet me dije gjithashtu se ka nisur një hetim për për sa i përket veprimeve të punonjësve të policisë.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqen disa punonjës policie që shoqërojnë me forcë disa shtetas, ju sqarojmë se:

Mbrëmjen e djeshme, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në një ambient në rrugën “Naim Frashëri”, disa persona shqetësonin banorët, me zhurma. Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë kaluar menjëherë në adresën e dhënë dhe kanë konstatuar disa shtetas, të cilët nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë dhe kanë filluar t’i kundërshtojnë ata me dhunë.

Dy punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, duke vlerësuar situatën dhe rrezikun për shkak të dhunës që po përdorej ndaj tyre, kanë kërkuar ndihmën e patrullave të tjera, të cilat kanë kaluar në ndihmë të kolegëve për shkak të situatës së krijuar.
Edhe pas ndërhyrjes së shërbimeve të tjera të Policisë, për të neutralizuar dhunën mbi dy punonjësit e Policisë, këta shtetas i kanë kundërshtuar përsëri me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit të tyre në Komisariat.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë arrestuar në flagrancë shtetasit S. S., 20 vjeç, M. Sh., 19 vjeç, E. Ç., 19 vjeç, A. D., 19 vjeç, M. B., 20 vjeç dhe M. K., 28 vjeç, si dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. P., 17 vjeç.
Përsa i përket veprimeve të punonjësve të Policisë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur menjëherë hetimin për të analizuar veprimet e punonjësve të Policisë, nëse janë respektuar procedurat standarde të punës apo nëse ka tejkalim të përdorimit të forcës nga ana e punonjësve të Policisë për të neutralizuar veprimet kundërshtuese me dhunë verbale dhe fizike të shtetasve tashmë të arrestuar, ndaj punonjësve të Policisë.
Në përfundim të hetimeve nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, do të ketë një njoftim të posaçëm për shtyp.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Urdhri i Ramës për dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku: Qeveria plan të vjetër për përmirësimin e mënyrës sesi funksionon meritokracia në procesin e përzgjedhjes në administratë

22:40 / October 22, 2026

Anglia akordon 5 milionë paund për Ballkanin, ndihmë edhe për Shqipërinë kundër emigracionit të paligjshëm

21:22 / October 22, 2026

Përse Berisha e mori lehtësisht kontrollin mbi protestën

21:00 / October 22, 2026

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i “shet” si tubime mbarëpopullore

20:49 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.