Delegacioni i Venecias do të jetë në Tiranë në fillim të muajit shkurt, e këtë herë për kërkesën e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Kryeparlamenti i ka kërkuar opinion Venecias lidhur me ngërçin e krijuar për emërimet në Gjykatën Kushtetuese që solli dhe përplasje të Presidencës me Kuvendin. Kërkesa në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias mban datën 30 dhjetor.

