Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, mbrëmjen e sotme.
Mësohet se ka pasur përplasje të armatosur mes bandave kriminale në vendin e quajtur Ajos Sostis në lagjen Neos Kozmos të Athinës.
Sipas informacioneve të para,ka një viktimë dhe një të plagosur. Dyshohet se bëhet fjalë për një sherr mes bandave shqiptare, megjithatë po hetohet për të zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë.
