Debati i djeshëm në “Open” të Eni Vasilit , duket se ka vijuar edhe pas përfundimit të emisionit, ku ish deputeti demorkat Ervin Salianji është përfshirë në një përplasje fizike me deputetin aktual të Kuvendit, Ralf Gjoni.
Opinion.al bën të ditur se Salianji ka goditur Gjonin, por ka qenë stafi teknik dhe të ftuarit e tjerë që kanë ndërhyrë që sherri të mos degjeneronte më tej.
Më herët gjatë emisionit ata kanë patur një debat të ashpër. Debati shpërtheu kur Salianji i kujtoi Gjonit episodin e bojës.
“Mos guxo më të ma kujtosh më atë moment. Unë kam familje, turp të kesh! Nuk bëhet fjalë për bojën, por është agresion fizik ndaj familjes sime nga njerëz që zënë pritë në hyrjen e banesës sime. Mos guxo më Salianji të më përdorësh atë episod kriminal për të më kërcënuar”, tha Gjoni.
Salianji u përgjigj: “Unë kam turp që dal në të njëjtin ekran me ty, por çfarë të bëj! Ti je budalla! Ti je aty për të marrë një rrogë dhe kaq. Mos ma trash zërin mua se e ke të hollë”.
“Unë ta trash ty dhe kryetarit tënd”, ia ktheu Gjoni.