Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Përplasje Kurti-Osmani? Kryeministri sqaron pse mungoi në takim

15:40 / July 31, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1722432580xosmani i kurti 309
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mungoi në tryezën me krerët e partive politike të thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani, ku u diskutuan propozime për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja parlamentare. Liderët e partive opozitare ishin të gjithë të pranishëm, por nga Lëvizja Vetëvendosje edhe pse ishte konfirmuar pjesëmarrja, nuk u pa në tryezë asnjë përfaqësues.

Pas përfundimit të takimit, Presidentja Osmani sqaroi se ishte ajo që refuzoi propozimin që në këtë takim të merrte pjesë nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, pasi tryeza ishte në nivel kryetarësh. Osmani nuk kurseu një thumb në distancë për Albin Kurtin kur i kërkoi gazetarëve që të shkojnë në zyrën e tij për ta pyetur se përse nuk u gjend sot në tryezën e liderëve politikë.

Sqarimi i Presidentes në konferencën për mediat duket se ka shtyrë Kryeministrinë të dalë dhe të shuajë zërat për përplasje mes institucioneve. Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu ka sqaruar se gjatë intervalit kohor të mbledhjes së ftuar nga Presidentja, Kurti po merrte pjesë në një drekë me 21 ambasadorë të akredituar në Kosovë, ku ishte i ftuar si mysafir nderi. ”Dreka është caktuar me 10 korrik. Konfirmimi nga ana e kryeministrit për këtë drekë është bërë para tre jave”, shpjegon më tej Kryeziu.

Në vijim ai thekson se Kurti është i gatshëm të marrë pjesë në çdo takim të ardhshëm në një ditë dhe orë të përshtatshme, ndërsa shpreh rezerva për vendimin e Osmanit për të mos pranuar Konjufcën si përfaqësues i Vetëvendosjes me delegim nga kryeministri. ”Në pamundësi për të marrë pjesë në orarin e propozuar, kryeministri Kurti ka sugjeruar që LV të përfaqësohet nga nënkryetari i parë i saj, Glauk Konjufca. Gjë që konsiderojmë që do të duhej të ishte e pranueshme”.

kurti osmani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.