Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka mbyllur seancën plenare, e cila u shoqërua me tensione dhe debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës.
“Kanë ardhur me paramendim për të bllokuar seancën”, u shpreh Nikolla për deputetët e Rithemelimit.
Seanca e sotme plenare ka agravuar në përdorimin e dhunës. Ka qenë deputeti demokrat Bledion Nallbati dhe socialisti Vullnet Sina që janë përplasur me njëri-tjetrin fizikisht në Kuvend.
