Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përplasjet me Bardhin dhe Nokën dhe akuzat se merr urdhra nga Basha, Açka: Askush s’ka fuqi të më urdhërojë

16:30 / January 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Noka Bardhi Acka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD, Flutura Açka ka komentuar sërish incidentin e një ditë më parë në Komisionin e Medias, ku Gazment Bardhi dhe Flamur Noka tentuan t’i ndërpresin fjalën.

“Unë kam menduar të mos e shkel rregulloren e Parlamentit, sepse kam përgjegjësi para votueseve të mi, që mund të jenë të paktën, por nuk është kjo çështja. Unë mendoj se përfaqësoj ato 2 mijë vota që veprojë ndryshe, që nuk ndez flakadanët. Unë zgjodha të bëj detyrën.U etiketova si krahu i Ramës që isha urdhëruar nga Bardhi. Kjo lloj retorike e dalë boje, as ata vetë nuk e besojnë. Ndaj i bëra thirrje publike Bardhit dhe çdo politikane, që derën e SPAK e ka hapur.

Nëse Bardhi apo dikush tjetër ka gjëra që unë vetë nuk i di, janë të lutur t’i thonë publikisht. Unë marrëveshjen e kam me shqiptarët. Nga sot e tutje, do ndryshoj tërësisht dhe nuk do të kem gjuhë opozitare por do t’u drejtohem njerëzve”, u shpreh Açka në rubrikën “Opinion” në News24. 

Më tej tha se kurrësesi nuk është urdhëruar nga Basha dhe as nuk ka dalë në krah të PS.

“Ju mendoni se Basha ka aq fuqi, mungesë respekti ndaj meje dhe të më urdhërojë? Ju besoni se unë mund të bie në këto nivele?! Flutura Açka nuk urdhërohet nga Basha.

Unë aty jam terrorizuar si kryetare e komisionit… unë jam deputete dhe nuk jam një grua që u ankua dhe po ankohem si grua. Qëndrimi im është i qartë. Për sa kohë rregullorja thotë që do kthehen online vetëm me tre kushte, unë do t’i zbatoj”, tha ajo.

bardhi flutura
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.