Konkurrenti i njohur i “Për’Puthen” befason Sindin
Emisioni i sotëm i “Për’Puthen” iu dedikua takimit të Sindit me Atdheun. Një zgjedhje e Sindit që i habiti të gjithë dhe që në fakt shoqëroi edhe takimin, për shkak se Atdheu i tha Sindit se ka patur një antipati për të. Por Sindi tha se e kuptonte pasi më herët ai nuk kishte pasur mundësi ta njihte atë.
