TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Pse europianët paguajnë më shumë për iPhone-ët e tyre se amerikanët?

15:07 / September 26, 2023

Debati i përjetshëm midis fesë dhe shkencës: A ka një rrugë të tretë?

15:00 / September 26, 2023

Ndahet nga jeta në moshën 44-vjeçare mbesa e Nelson Mandelës

14:50 / September 26, 2023

Siguria rrugore në Tiranë, 17 të ndaluar, 10 automjete të bllokuara

14:42 / September 26, 2023

Nga Anglia në Shqipëri për të sjellë bombola me helium, 47-vjeçari merret në hetim

14:36 / September 26, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
OPED

Përse Berisha po “reflekton” për ndryshimet kushtetuese të 2008?

21:35 / September 17, 20233 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Mero Baze

Për herë të parë prej vitit 2008, Sali Berisha ka ndryshuar qëndrimin e tij ndaj ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 së bashku me Edi Ramën, ku vendosën sistemin proporcional rajonal dhe forcuan pozitën e kryeministrit duke e mbrojtur nga mocionet për shkarkim. 

Në gjithë debatet që janë bërë më vonë deri para një viti Berisha ka qenë i vetmi që nuk lëvizte nga pozicioni i vitit 2008 dhe vazhdonte i mbronte ato. Edi Rama pranoi qysh më 2009 se ishte gabim që deformonte rezultatin sistemi i koalicioneve të përbëra, pasi shumëfishonte votën e një qytetari në favor të një koalicioni, apo dhe për listat e mbyllura. 

Berisha nuk lëvizi kurrë nga pozicioni.  Por dy ditë më parë në një intervistë në A2, Berisha pranoi nga gjithë reforma e 2008, ndryshimin e nenit kushtetues për mocionin ndaj kryeministrit.  I frikësuar atëherë se mund ta rrëzonin të vetët brenda PD, që drejtoheshin nga Bamir Topi, Berisha shpiku që kryeministri nuk mund të rrëzohej me mocion mosbesimi nëse pala tjetër nuk paraqiste një qeveri të re me kryeministër dhe të votohej në kuvend. Praktikisht e bëri të pamundur dhe vazhdon të jetë e pamundur. 

Reflektimi i Berishës tani është qesharak për dy arsye. E para se është diçķa që e ka bërë për vete dhe tani e gëzon Edi Rama, dhe duke menduar që nuk do të bëhet më kurrë kryeministër, do që kjo gjë të ndryshojë, pasi nuk ka pse gëzojnë të tjerët atë që ai e bëri për vete. Në këtë aspekt është thjesht banalitet më shumë se sa politikë. Pra është një akt i dëshpëruar i një plaku që nuk ka as kohë fizike as shanse politike të gëzojë një privilegj që ja ka garantuar vetes si kryeministër me kushtetutë dhe nuk do ta gëzojnë të tjerët.  

Në fakt, nëse do Edi Rama mund ta ndryshojë vet atë klauzolë, se nuk është se i duhet. Ajo ka qenë thjeshtë një panik i Berishës nga Bamir Topi dhe donte të sigurohej të mos bëhej ndonjë shumicë kundër tij. Edi Rama nuk i ka këto probleme. Por Berisha po e kërkon me parimin, “pas meje qameti”, meqë ai nuk ja shikon dot më hajrin atij ndryshimi. 

Arsyeja e dytë përse Berisha bën sikur është për ndryshime kushtetuese, ka të bëjë me një nismë të Dashamir Shehit, një propozim që e kanë firmosur dhe Lulzim Basha dhe shumë deputetë pro Berishës, të cilët kërkojnë lista plotësisht të hapura dhe shkurtim të zonave elektorale për të shkuar drejt një sistemi sa më të pastër proporcional. 
Duke parë se shumica e deputetëve të opozitës e ka mbështetur atë propozim, Berisha nuk do të ndaj palët brenda opozitës duke u pozicionuar pro tij, apo pro Dashamir Shehit, dhe është gati ta firmos dhe atë propozim, duke shpresuar që nuk bëhet realitet. 

Pra në të dy rastet motivet i ka tërësisht personale. Tek mocioni i kryeministrit, kërkon që atë privilegj që ja siguroi vetes të mos e gëzojnë të tjerët dhe tek listat e hapura, nuk do të identifikohet si pakicë në opozitë. Thjeshtë është i dorëzuar nga pamundësia për t’iu rikthyer kryeministër dhe frika që nuk bëhet dot as lider shumice në opozitë. 

Berisha ndryshimet reflekton
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Serbia tre ditë zie për terroristët e vrarë, reagon Rama: Sinjali më i keq që mund t’i jepte rajonit

14:00 / September 26, 2023

Basha del në terren dhe takon qytetarë, tregtarë: Ekonomia është e kapur nga interesat e një grupi

12:26 / September 26, 2023

”Janë paguar 60 mln euro”, Gjergji dhe Vokshi kërkesë për ngritjen e Komisionit Hetimor për koncensionet në Shëndetësi

12:14 / September 26, 2023

Ndarja nga jeta e Presidentit Napolitano, Balla: Italia humbi një personalitet të padiskutueshëm

12:07 / September 26, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
Favela Beach Bar
Favela Beach Bar
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Nga Anglia në Shqipëri për të sjellë bombola me helium, 47-vjeçari merret në hetim

14:36 / September 26, 2023

Serbia tre ditë zie për terroristët e vrarë, reagon Rama: Sinjali më i keq që mund t’i jepte rajonit

14:00 / September 26, 2023

Vrasja e Bardhit dhe atentati ndaj Reçit, ngjarje me 6 muaj diferencë! Enigmë pse u zgjodh data 26?

13:55 / September 26, 2023

Grabiti banesën e yllit anglez dhe i mori 300 mijë paund, ”The Sun”: Osmani po fshihet në Shqipëri

13:19 / September 26, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Pse europianët paguajnë më shumë për iPhone-ët e tyre se amerikanët?

15:07 / September 26, 2023

Debati i përjetshëm midis fesë dhe shkencës: A ka një rrugë të tretë?

15:00 / September 26, 2023

Ndahet nga jeta në moshën 44-vjeçare mbesa e Nelson Mandelës

14:50 / September 26, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.