Një ndër fenomenet që prek gratë shtatzëna është edhe depresoni. Kjo, për vetë faktin se shtatzënia është një periudhë shumë delikate në jetën e femrave.
Sipas studiuesve, depresioni në shtatzëni po rritet nga dita në ditë, në krahasim me të kaluarën.
Gjithashtu, në ditët e sotme, gratë shtatzëna janë më shumë në ankth dhe në merak se në të kaluarën.
Sipas një studimi të Universitetit të Bristolit në Angli, është vërtetuar se gratë në ditët e sotme kanë më shumë mundësi të vuajnë nga ankthi dhe nga depresioni gjatë shtatzënisë sesa gjyshet apo nënat e tyre.
Por cilët janë faktorët të cilët ndikojnë në stresin e një gruaje shtatzënë?
Jetë më intensive
Vështirësi financiare
Problemet në punë
Një tjetër factor , por jo më i rëndësishëm janë edhe rrjetet sociale. Kjo, pasi mbyllen më shumë në vetvete dhe nuk krijojnë marrëdhënie me njerëzit në jetën reale.
Në shtimin e ankthit ndikojnë edhe leximet e tepërta në lidhje me situatën në të cilën ndodhen.