Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Përse ju zbardhet gjuha dhe si mund ta shmangni

22:43 / April 19, 20172 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tongue
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Trupi i njeriut përmban 600 muskuj, ku ndër më të rëndësishmit është gjuha. Gjuha është e lidhur ngushtë me shqisën e të shijuarit, duhet thënë që vetëm falë gjuhës mund të bëjmë dallimin mes të ëmblës dhe të kripurës.

Një ndër funksionet kryesore të saj është edhe të folurit, një prej aftësive më të rëndësishme tek njeriu.

Sipas mjekëve, një gjuhë e shëndetshme duhet të ketë gjithmonë ngjyrë rozë. Shpeshherë ajo humbet këtë ngjyrë natyrale dhe vishet me një shtresë të bardhë si shkumë dhe krijon disa të çara, shkruan “living.al”.

Gjuha e bardhë është simptomë e disa patologjive të caktuara, si: dehidratimi, konsumi i tepërt i alkoolit, duhanit, ethet gripale dhe goja e thatë.

Në këtë artikull do t’ju tregojmë katër mënyra natyrale si ta trajtoni në kushte shtëpie.

1. Kripë: Kripa është një ndër trajtimet natyrale më efektive për pastrimin e gjuhës së bardhë. Ajo ka veti anti-septike që mund të vrasë bakteret dhe të eleminojë qelizat e vdekura dhe mbeturinat e tjera. Merrni pak kripë dhe pastroni gjuhën me ujë të ngrohtë dhe furçë dhëmbësh.

2. Xhel Aloe vera: Xheli i Aloe veras ka veti anti-inflamatore dhe hidratuese. Merrni një gjethe nga bima e aloe veras, mblidhni xhelin dhe pastroni gjuhën me një furçë me qime të butë. Aloe vera do t’ju ndihmojë gjithashtu të kuroni problemet e thatësisë së gojës.

3. Vaj kokosi: Përdorimi i vajit të arrës së kokosit është një ndër mënyrat më natyrale për të pastuar gjuhën. Merrni pak vaji kokosi dhe rrotullojeni në gjuhë për 15 minuta. Ky veprim duhet bërë çdo ditë para se të lani dhëmbët.

4. Sodë buke: Merrni një lugë çaji me sodë bukë dhe bashkojeni me 1 lugë gjelle lëng limoni. Përhapeni në gjithë hapësirën e gjuhës me gishta dhe fërkojeni. Në fund shpëlani gojën me ujë të ftohtë.

gjuhe shendeti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kris Jenner zbulon se “përdori” dhe “hoqi” dorë nga Ozempic!

22:03 / May 8, 2026

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset

22:58 / April 27, 2026

Shtohen rastet me alergji, mjekja: Mund të na prek në çdo moshë, çfarë duhet të kemi parasysh

22:59 / April 9, 2026

Çfarë roli luan ushqyerja në shëndetin mendor?/ Ja studimi që hedh dritë mbi këtë lidhje, tek njeriu

21:59 / March 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.