Një ndër frutat më të shëndetshme sezonalë dhe me përfitime të shumta për organizmin padyshim që janë fiqët.
Përfitimet që mund t’i merrni nga ky frut janë të shumta, duke filluar nga trajtimi i problemeve me kapsllëk, diarre, kollë, bronhitis dhe astmë.
Fiqtë janë të përbërë nga një numër i madh i mineraleve, fibrave dhe sheqernave natyralë, që janë të domosdoshme për një funksionim sa më të mirë të proceseve në organizëm.
Ata përmbajnë magnez, kalcium, hekur, vitaminë A dhe K, si dhe një numër të madh të antioksiduesve.
Sipas disa studimeve të bëra për gjetjen e benefiteve të fikut, hulumtuesit kanë treguar se fiku shërben edhe si qetësues i zorrëve, për të trajtuar diarrenë dhe konstipacionin.
Prania e kalciumit dhe mineraleve të tjera, kontribuon në shëndetin e eshtrave duke i mbajtur ato më të forta dhe duke parandaluar osteoporozën, kurse prania e vitaminës A dhe K shërben për luftimin e inflamacioneve dhe mbajtjen e një lëkure të shëndetshme.
