Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përse ndodhi tërmeti në Elbasan? Sizmiologët tregojnë sa të rrezikshme janë këto lëkundje

21:06 / November 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6114
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tërmeti i fundit me epiqendër në Bradashesh të Elbasanit, riaktivizoi një lloj frike tek njerëzit që e ndjenë atë.

Sizmologët thonë se fuqia e tërmetit ishte 3.9 sipas shkallës Rihter dhe me intensitet në epiqendër gati 5 ballë.

“Këto tërmete janë me magnitudë më të vogël se 4, që ne i quajmë tërmete të vogla dhe që dallohen në zonën e Elbasanit, pasi Elbasani bën pjesë në një thyerje të madhe tërthore, zona Lushnjë-Elbasan-Dibër, e cila është një zonë aktive në vendin tonë. Karakteristikë e kësaj zone është që tërmetet sidomos në këto vitet e fundit, janë tërmete të këtij niveli magnitude, gjë që tregon që energjia aty çlirohet, nuk kemi akumulime të mëdha ose sforcime të mëdha, që të kemi tërmete të forta.

Karakteristikë e saj është vetë ndërtimi i zonës, shtresat gjeotermale, zonën termale të Elbasanit dhe kemi shtresa me shpejtësi të ulët, që bëjnë që tërmeti të trigerohet më shpejt dhe të bëjnë që të mos kemi gjenerim të tërmeteve të mëdha. Tërmeti u ndje në qytetin e Elbasanit deri në 5 ballë, u ndje në Librazhd 4 ballë, dhe në Tiranë 3-4 ballë. Tërmete të tilla mund të shkaktojnë dëmtime të lehta në shtëpi të vjetra, shumë të vjetra. Nuk arrin pragun që të fillojnë dëmtimet. Që të arrijë pragun tërmeti duhet të jetë me magnitudë mbi 5 ose me intensitet në epiqendër 7 ballë“, shpjegon sizmologu Rrapo Ormëni per mikrofonin e Top Channel.

Sipas tij, këto tërmete janë të vogla, janë tërmete që vetëm ndihen nga njerëzit, por nuk kanë efekte, pra nuk ka vend për asnjë lloj paniku.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Në funksion të kthesës së mandatit të katërt”- Rama prezanton dokumentin “Besa”: Pesë vende patën të njëjtën sëmundje me patronazhistët, gur i varrezës politike

17:58 / July 30, 2026

PS reagon pas debatit për hartën e re territoriale, mohon zhdukjen e 15 bashkive! Ja sqarimi zyrtar

17:34 / July 30, 2026

“Me ligj e jo vetëm me zakon”, Rama: Miratohet leja e parë e “Paketës së Maleve” për një familje në Theth

16:46 / July 30, 2026

Reforma territoriale, Tirana News siguron draftin e PS-së. Shkrihen 15 bashki, mbeten 12 qarqe! Qyteti nivel i ri qeverisës, Rinasi i shtohet Tiranës

15:35 / July 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.