Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Përse një pjesë e pacientëve që infektohen me COVID-19 humbasin nuhatjen? Studiuesit gjermanë bëjnë zbulimin e rëndësishëm

10:04 / December 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5fc60476dea76
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Studiuesit gjermanë kanë zbuluar se koronavirusi mund të futet në tru përmes qelizave nervore në hundë.

Rezultatet e autopsisë të kryer në 33 persona, që humbën jetën si pasojë e sëmundjes, treguan prani të virusit në tru dhe në nazofaring, pjesa e sipërme e fytit ku lidhet me zgavrën e hundës.

Studiuesit gjetën përqendrime të larta të virusit në indet e shoqëruara me aromat (mukoza e nuhatjes).

Pse ka rëndësi kjo: Gjetjet mund të ndihmojnë në shpjegimin e disa simptomave neurologjike të infeksionit të koronavirusit – veçanërisht humbjen e nuhatjes që përjetojnë kaq shumë njerëz, raportuan studiuesit në revistën Nature Neuroscience, raporton CNN.

Po ashtu, këto gjetje mund të ndihmojnë në shpjegimin e simptomave të tilla si dhimbje koke, lodhje, të vjella dhe të përziera, sipas Frank Heppner nga Institutit i Shëndetit në Berlin.

Si është bërë studimi: Studiuesit morën mostra nga pacientët dhe përdorën imazherinë për të parë ARN nga virusi. Ata gjetën prova se virusi udhëton përgjatë nervave nga qelizat që mbështjellin fytin dhe sinuset në tru.

“Nivele më të ulëta të ARN-së virale u gjetën në kornea, konjuktiva (sytë) dhe mukozën orale, duke theksuar rrugët orale dhe oftalmike si vende shtesë të mundshme të hyrjes në sistemin nervor qendror të SARS-CoV-2”, shkruan ata.

Nuk është një zbulim tërësisht i ri- studiuesit kanë dyshuar se koronavirusi futet në sistemin nervor qendror në këtë lloj mënyrë edhe viruse të tjerë, përfshirë gripin. Studimi gjerman është unik për faktin që u përdor imazheria për të kapur virusin në veprim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump njoftoi marrëveshjen, presidentja venezueliane: Për 25 vite, SHBA do marrë nën kontroll naftën tonë

17:40 / August 30, 2026

U konfliktuan brenda në shtëpi, 83-vjeçari merr thikën e kuzhinës dhe vret të birin në Itali

17:01 / August 30, 2026

Kryebashkiaku i Prishtinës akuzon Qeverinë Kurti për bllokimin e komunave, thërret protestë me 1 shtator

16:00 / August 30, 2026

Ish kancelarja Angela Merkel u bën thirrje gjermanëve: Ngrihuni, duhet të luftojmë për demokracinë

12:58 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.