Një ndër moderatoret më të çiltra me fansat e saj është padyshim Fiori Dardha.
Ajo ka realizuar së fundmi një intervistë virtuale me ndjekësit në “Instagram”, ku ndër të tjera është pyetur në lidhje me jetën e saj personale, ku nuk ka munguar as kurioziteti i “tepruar” i ndjekësve.
Një prej pyetjeve që ka marrë vëmendjen e moderatores nga e cila ka zgjedhur të japë dhe një mësim ka qenë pikërisht ajo se pse nuk ka bërë dhe një fëmijë tjetër.
“…sepse kam pritur gjithë këtë kohë për këtë pyetjen tënde gjithë mend e plot takt!”, i është përgjigjur moderatorja me doza ironie duke iu dhënë një mësim të gjithë atyre që ju intereson shumë jeta private e tjerëve.