Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përse Omega-3 është kaq i rëndësishëm për shëndetin e lëkurës dhe flokëve

14:59 / January 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
omega 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Acidet yndyrore Omega-3 janë kryefjala e lajmeve dhe këshillave për shëndetin.

Këto ushqyes janë tejet të dobishëm dhe për fat të mirë gjenden tek ushqime si: arrat, produktet e detit, farat dhe vajrat bimorë.

Acidet yndyrore Omega-3 ndahen në tre lloje:

Ky grupim acidesh ofron përfitime të shkëlqyera për shëndetin.

Ato e ndihmojnë njeriun të luftojë depresionin, inflamacionin dhe të mbrojë shëndetin e zemrës.

Disa përfitime shtesë që acidet yndyrore Omega-3 ofrojnë për njeriun kanë të bëjnë me lëkurën dhe flokët.

Ekspertët e AgroËeb.org thonë se këto përfitime për lëkurën dhe flokët janë shkencërisht të provuara.

Kundër dëmeve nga dielli

Këto acide e mbrojnë lëkurën nga rrezet e dëmshme ultravjollcë UVA dhe UVB.

Ekspertët thonë se konsumi i vazhdueshëm i acideve yndyrore përmirëson shëndetin e lëkurës dhe pengon shfaqjen e puçrave apo skuqjes nga dielli.

Ato e bëjnë lëkurën të ketë ndjeshmëri më të lartë ndaj rrezeve të diellit.

Kundër akneve

Ekspertët e AgroËeb.org thonë se një regjim ushqimor i pasur me acidet yndyrore Omega-3 ndihmon në pakësimin ose zbehjen e akneve në lëkurë.

Kjo ndodh sepse aknet, kryesisht shfaqen si pasojë e një inflamacioni në organizëm dhe acidet yndyrore Omega-3  janë efikase në eliminimin e tij.

Kundër Tharjes dhe Skuqjes së Lëkurës

Acidet yndyrore ndihmojnë të ruajnë lagështinë e lëkurës.

Ato shmangin tharjen, skuqjen dhe ashpërsimin e saj.

Studimet thonë se në vetëm 12 javë konsumi të rregullt të acideve, lëkura e fytyrës është më e hidratuar, e butë dhe e ushqyer.

Për flokët

Acidet yndyrore Omega-3 nxisin rritjen e flokut. Kjo është vënë re nga disa studime mbi gratë me flokë të hollë.

Rezultatet treguan se marrja e suplementëve pakësonte ndjeshëm ritmet e rënies së flokëve dhe nxiste rritjen e tyre.

Ushqimet më të mira për shëndetin e flokëve të cilat përmbajnë Omega-3 janë: salmoni, skumbria dhe harenga.

Ato gjithashtu ofrojnë proteinë, vitaminën D3 dhe kompleksin e vitaminave B që janë thelbësore për shëndetin e flokëve/AgroWeb

lekures Omega-3 tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.