Mundi i madh dhe disiplina i ndihmojë vajzat të performojnë më mirë së djemtë në klasë, por ky avantazh zhduket në punë. A është shkolla problemi?
Nga Lisa Damour
7 shkurt, 2019
Nga shkolla fillore deri në universtitet, vajzat janë më të disiplinuara se djemtë për detyrat dhe dalin me rezultate me të larta akademike. Pavarësisht kësaj, djemtë mbajnë 95 % të pozicioneve më të larta të kompanive më të mëdha.
Po sikur zakoni i mbi-ndërgjegjësimit për detyrat e klasës që i con vajzat në majat akademike, të jetë po ai që i lë ato mbrapa në punë?
Duke hetuar faktorin përcaktues për avancimin profesional të grave, gazetaret Katty Kay and Claire Shipman gjetën së mungesa e aftësisë ka më pak gjasa të jetë pengesë sesa mungesa e vetëbesimit. Kur bëhet fjalë për vetëbesimin në punë, ato dolën në përfundimin se burrat janë shumë përpara. “Burrat e pakualifikuar dhe të papërgatitur nuk mendohen dy herë për të ecur përpara ,” shkruajnë ato. ” Shumë gra të mbikualifikuara dhe të mbipërgatitura hezitojnë. Gratë ndjehen të sigurta vetëm kur janë të përsosura”.
Si një psikologe që punon me adoleshentë, e dëgjoj këtë shqetësim shpesh nga prindërit e shumë prej pacientëve të mi. Në mënyrë rutinore ata vërejnë se djemtë e tyre bëjnë vetëm aq i kërkojnë të rriturit, ndërsa vajzat e tyre përpiqen pafund, të vendosura që mos të lënë hapësirë për gabime. Vajzat nuk ndalen derisa të kenë qëndisur çdo detyrë dhe të kenë rishkruar shënimet e tyre me saktësi dhe të nënvizuara me ngjyra.
Na duhet të pyesim: Po sikur shkolla të jetë një fabrikë vetëbesimi për djemtë tanë, por vetëm një fabrikë aftësie për vajzat tona?
Kjo me shumë mundësi më goditi kur isha duke u kujdesur për një nxënëse të klasës së tetë në praktikën time. Ajo kishte marrë nota të shkëlqyera, por ndihej shumë e ngarkuar me shkollën. Vëllai i saj, në klasën e nëntë, kishte nota po aq të shkëlqyera, por kur e pyeta nëse punonte aq shumë sa ajo, ai qeshi me mua. Nëse ajo studjonte për një detyrë një orë dhe kishte marrë A, ajo ndihej “e sigurtë” vetëm nëse i përkushtohej një orë të plotë detyrave të tjera si ajo. Vëllai i saj, në të kundërt, mesonte kalimthi. Kur merrte A, ndihej si hamshor. Nëse notat e tij përkeqësoheshin, ai mundohej pak më shumë herën tjetër. Por ajo kurrë nuk u ndje “e sigurtë” sa duhet për të ti ulur ndonjëherë përpjekjet.
Kjo eksperiencë – arritja e suksesit në shkollë duke ushtruar përpjekje minimale ose mesatare – është shumë e rëndësishme. Kjo mund t’i ndihmojë djemtë tanë të zhvillojnë vetëbesim, pasi ata shohin se sa mund të arrijnë thjesht duke u mbështetur në mençuritë e tyre. Për ta, shkolla shërben si një udhë testuese, ku ata ndërtojnë besimin në aftësitë e tyre dhe rriten duke u mbështetur gjithnjë e më lehtësisht në to. Vajzat tona, nga ana tjetër, mund të humbasin shansin për të fituar besim në aftësitë e tyre, nëse ato mbështeten gjithmonë tek mundi i tyre intelektual.
Atëherë, si mund të arrijmë që vajzat super të ndërgjegjshme (dhe djemtë, pasi padyshim ka disa të tillë) të përfitojnë dhe vetëbesimin dhe aftësinë në shkollë?
Së pari, prindërit dhe mësuesit mund të mos lëvdojnë punën e paefektshme, edhe nëse rezultati I tyre janë notat e mira. Qasjet gjinore ndaj të mësuarit janë vendosur herët, kështu që nuk është asnjëherë shumë shpejt për të filluar punën për ti zhbërë ato. Kohët e fundit, ndërsa i lexova “Harry Potter dhe i burgosuri i Azkabanit” vajzës time 8-vjeçare, u ndala në një pjesë në të cilën Hermioni – fëmija figurativ i posteret për arritje akademike – dorëzoi një detyrë që ishte “dy rrotulla pergamenë më shumë se profesori Binns kishte kërkuar. “Hermioni, vura në dukje, nuk e përdor shumë mirë kohën e saj. Ajo është një studente e aftë dhe ndoshta mund të arrije po aq shumë pa punuar aq fort. “E drejtë,” tha vajza ime. “Sigurisht që ajo mundet!”
Ne gjithashtu mund t’i inkurajojmë vajzat drejt një qasjeje tjetër në shkollë – një që është më shumë e përqendruar tek përpjekjet sesa tek orët e investuara. Kurdo që një nga vajzat me arritje akademike mbresëlënëse dhe vazhdimisht e shqetësuar më rrëfen për qëndrimin deri në 2 në mëngjes duke studiuar, shoh një hapësirë. Ky është momenti që t’i shtyjmë ato të bëhen taktike, të kuptojnë se si të vazhdojnë të mësojnë dhe të marrin të njëjtat nota duke bërë pak më pak. Unë i bëj thirrje pacienteve të mia – dhe vajzës time adoleshente – të fillojnë seancat e studimit duke bërë teste provë, për të parë se sa dinë para se të kuptojnë se sa shumë duhet të bëjnë për të zotëruar një koncept apo detyrë. Shumë vajza krijojnë një kapacitet të pabesueshëm për punë, por kanë nevojë për këto momente për të zbuluar dhe për t’u krenuar me atë se sa kuptojnë.
Gjithashtu, mësuesit mund të sfidojnë tendencat e mësipërme të vajzave. Kur një vajzë me një mesatare të lartë dorezon detyra shtesë për kredite, mesuesi i saj mund ta pyesë nëse ajo me të vërtetë ka interes për subjektin apo nëse kërkon të mbledhë “pikë extra”. Nëse është e para, shumë mirë për të. Nëse kjo është e fundit, mësuesi mund ta inkurajojë nxënësen të besojë se ajo që ajo e di dhe puna që ajo tashmë ka duke bërë do të japë me siguri notën që synon. Mësuesit gjithashtu mund ti tregojnë kësaj nxënëse se ajo nuk ka nevojë për siguri; sepse ajo ka një zotërim shumë më të mirë të materialit sesa ajo mendon.
Së fundi, ne mund ti pohojmë vajzave se është normale dhe e shëndetshme të ndiejnë ankthe rreth shkollës. Shumë shpesh, vajzat janë të shqetësuar edhe për shqetësimin, duke u ngushëlluar me studimin e tepruar. Ne mund t’u kujtojmë atyre se të qenit pak nervoze në lidhje me shkollën thjesht do të thotë se ato kujdesen për të, sic duhet.
Edhe sikur as ti dhe as vajza juaj të mos keni interes për t’u bërë drejtore ekzekutive, mund të shqetësoheni se ajo do të shkatërrohet nga pesha e shprehive të veta akademike. Ndërsa një shkallë e stresit nxit rritjen, të punuarit maksimalisht në çdo klasë dhe gjithmonë nuk është e shëndetshme dhe e paqëndrueshme edhe për studentët më të përkushtuar të shkollave të mesme. Një kolegut tim i pëlqen ti kujtojë adoleshentëve se ndërkohë që në klasë çdo pikë mbi 90 llogaritet si një A, diferenca mes një 91 dhe 99 është një jetë e tërë.
Sigurisht që boshllëku i vetëbesimit nuk është e vetmja gjë që i mban gratë larg pozicioneve të larta në punë. Gratë gjithashtu përballen me pabarazinë gjinore, ngacmimet seksuale dhe pengesat e fuqishme strukturore në vendet e punës. Por vetëbesimi në shkollë është një avantazh i pabarabartë që mund ta adresojmë tani. Në vend që të lejojmë që vajzat tona të bëjnë 50 fletë përsëritje kur u kërkohen 20, ne mund të ndërhyjmë dhe t’i pyesim pse. Shumë burra profesionistë janë të mbushur me vetëbesim, sepse kanë kaluar vite duke u njohur me aftësitë e tyre. Gratë duhet të arrijnë në botën e punës duke bërë të njëjtën gjë.
New York Times