Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përsheshi i Vitit të Ri, ja receta më e mirë për kulaçin

16:26 / December 29, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kulci 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përsheshi sigurisht që merr shije krejtësisht tjetër kur kulaçin e përgatisni vet në shtëpi. Mjafton ta përgatisni një ditë përpara kështu do t’i jepni mundësinë kulaçit që të kullojë. Nëse ai kullon siç duhet, përsheshi del akoma edhe më i mirë dhe më i shijshëm. Lexoni shkurt recetën dhe hapat e përgatitjes së saj, dhe perfeksiononi kulaçin tuaj. Përbërësit: 4 gota miell; 1 lugë çaji me sodë buke; 1 lugë çaji me kripë; 2 gota kos; 2 lugë gjelle vaj ulliri.

Përgatitja-Si fillim merrni një tas dhe aty hidhni miellin, sodën e bukës dhe kripën. Përzjejini mirë këta përbërës në mënyrë që shija e sodës dhe kripës të mos mbetet në një vend. Në një tas tjetër hidhni kosin dhe vajin e ullirit dhe përzjejeni derisa të formoni një salcë. Këtë salcë ta shtoni ngadalë tek mielli. Filloni ta punoni me një pirun derisa të formohet brumi i kulaçit. Punojeni me duar derisa sipërfaqja e brumit të jetë e lëmuar dhe jo e ngjitshme. Merrni një tavë dhe pasi ta keni lyer mirë me vaj vendosni aty brumin. Hapeni me duar në të gjithë sipërfaqen e tavës duke e shtypur lehtë.

Tavën mbulojeni duke i vendosur një tavë tjetër sipër. Futeni për ta pjekur në furrë me 200-220 gradë. Tridhjetë minutat e para piqeni të mbuluar më pas largojeni tavën dhe piqeni dhe për dhjetë minuta të tjera. Sipërfaqja e tij do të ketë marrë një ngjyrë të artë të lehtë. Nxirreni nga furra dhe largojeni nga tava që të ftohet. Kur ta ndani sigurohuni që ta ndani me duar, pasi thika do ta bëj brumin e kulaçit të qullët. Mund ta shoqëroni me gjithçka që dëshironi. Dhe për ta ruajtur të freskët dhe të butë mund ta mbuloni me një pecetë kuzhine dhe më pas ta fusni në një qese letre.

Kulaçi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.