Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Përshkallëzohen tensionet/ Koreja e Veriut lëshon raketë drejt detit, SHBA dhe Koreja e Jugut nuk i ndalin stërvitjet

21:47 / March 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
koreja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike me rreze të shkurtër drejt detit të dielën, njoftuan autoritetet e vendit fqinj të Koresë së Jugut, duke shtuar kështu aktivitetin e provave të armëve në përgjigje të stërvitjeve ushtarake që vazhdojnë SHBA-Koreja e Jugut. Koreja e Veriut i shikon stërvitjet ushtarake si prova për një sulm të ardhshëm.

Vazhdimi i provave të lëshimit të raketave nga Koreja e Veriut tregon vendosmërinë e saj për të mos u tërhequr, megjithë stërvitjet SHBA-Koreja e Jugut, të cilat janë më të mëdhatë e këtij lloji të viteve të fundit. Por, shumë ekspertë thonë se provat janë gjithashtu pjesë e objektivit më të madh të Koresë së Veriut për të zgjeruar arsenalin e saj të armëve, për të fituar njohjen ndërkombëtare të statusit të një vendi me arsenal bërthamor si dhe për të arritur heqjen e sanksioneve ndërkombëtare.

Raketa e nisur nga zona Tongchangri në veriperëndim të vendit fluturoi përgjatë gjithë territorit koreanoverior përpara se të binte në ujërat pranë bregut të saj lindor, thanë ekspertët koreanojugorë dhe ata japonezë. Ata thanë se raketa përshkoi një distancë prej 800 kilometrash, një distancë që sugjeron se kjo lloj arme ka kapacitetin për të goditur Korenë e Jugut.

Të dërguarit e lartë për çështjet bërthamore të Koresë së Jugut, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara biseduan nëpërmjet telefonit dhe e dënuan me forcë lëshimin e raketës, si një provokim që rrezikon paqen në Gadishullin Korean dhe rajonin. Ata ranë dakord të forcojnë koordinimin mes tyre, për t’i dhënë një përgjigje të vendosur ndërkombëtare veprimit të Koresë së Veriut, njoftoi Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut.

Komanda amerikane e rajonit Indo-Paqësor tha se lëshimi i raketës më të fundit nuk përbën një rrezik të menjëhershëm për territorin e Shteteve të Bashkuara apo aleatët. Por, ajo shtoi se kjo nxjerr në pah ndikimin destabilizues të programeve të paligjshme të armëve të Koresë së Veriut dhe se përkushtimi i Shteteve të Bashkuara për Korenë e Veriut dhe Japoninë vazhdon të jetë “i çeliktë”.

Sipas raportimeve në mediat e Koresë së Jugut, Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut planifikojnë që të përfshijnë edhe një aeroplanmbajtëse amerikane gjatë këtyre stërvitjeve që përfundojnë këtë muaj. Kjo sugjeron se tensionet në Gadishullin Korean mund të vazhdojnë edhe për disa javë, ndërsa Koreja e Veriut pritet të vazhdojë t’u përgjigjet këtyre stërvitjeve me prova të mëtejshme armatimesh.

Koreja e Veriut rakete tensionet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.