Qetësia duket se nuk rikthehet më në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ilir Shaqiri është përplasur sërish me Donald Veshajn gjatë provës së javës, ku koreografi duhet që t’u mësonte të gjithëve një kërcim. Por duket se nuk ka pasur fund të mirë.
Donald Veshaj: Të gjithë po flasin
Ilir Shaqiri: Ata bëjnë pyetje, ti bën ironi.
Donald Veshaj: Unë e kuptoj që ti do të kapesh
Ilir Shaqiri: Nuk kam nerva të merrem me ty
Donald Veshaj: Do takohemi prapë amore mio
Ilir Shaqiri: Nuk ke respekt për asnjë nga këto
Donald Veshaj: Po flas me të tjerët, do ta shikosh nesër.
Më pas, në shoqërinë e Semit, Donaldi është përlotur, duke u shprehur se nuk dëshironte që të dilte nga vetja.