Maria Kalesnikova është një ndër figurat kryesore të opozitës ruse. BBC raporton se ajo është rrëmbyer këtë të hënë nga disa persona në Minsk, kryeqytetin bjellorus, teksa ndodhej përpara Muzeut Kombëtar të Artit.
Sipas dëshmitarëve nga vendngjarja gruaja është futur me forcë në një furgon dhe nuk dihet më gjë për fatin e saj.
Maria Kalesnikova njihet nga të gjithë si kundërshtarja e Aleksandër Llukashekos. Javët e fundit ajo ishte kthyer në një simbol të protestave më Minsk.
“Ne do të vazhdojmë derisa Lukashenko ta kuptojë se nuk është më president i vendit tonë”, “Kam jetuar në Shtutgart për 12 vite dhe kam mësuar se ç’do të thotë të kesh liri. E di se si njerëzit flasin lirshëm pa u arrestuar”, “Këtu në Bjellorusi, shumë njerëz janë të frikësuar. Ne do e tejkalojmë këtë frikë përgjithmonë”. Këto ishin disa nga thirrjet e saj në protestat e fundit.
