Filmi komedi ku luan këngëtarja Elvan Gjata dhe aktori Ermal Mamaqi pritet të shfaqet në kinematë shqiptare. Por duket se filmi që përfundoi xhirimet në verën e 2018-tës nuk do ta shohë dritën e publikimit.
Të paktën kështu bën të ditur Iconstyl, sipas së cilës mospublikimi i saj lidhet me përmbajtjen. Sipas burimeve tematika e trajtuar në film përfshin afera droge dhe se aktori Ermal Mamaqi në film quhet Ervin- njësoj si i fejuari i Elvana Gjatës- që u përfshi në ngjarjen e rëndë të ndodhur në fillim të tetorit të 2018-ës në zonën e ish-bllokut ku mbeti i vrarë një person.
