Sanitarja e ‘Shefqet Ndroqit’ pretendon se lekët që i ka marrë vajzës së pacientes i ka ndarë me stafin e spitalit. Mirëpo Prokuroria ende nuk ka mund që ta vërtetojë një gjë të tillë.

Në dosjen e prokurorisë, të siguruar gjendet i gjithë komunikimi mes vajzës së të ndjerës dhe sanitares së “Shefqet Ndroqit”, që iu paraqit asaj si infermiere duke i marrë 800 000 lekë.

Gjatë bisedave ajo thotë se një pjesë të parave ia jepte mjekëve dhe infermierëve të turnit që të kujdeseshin për nënën e ndjerë, megjithatë sipas prokurorisë, të paktën në dy raste, vajza i ka takuar vetë mjekët dhe infermierët që kujdeseshin për nënën e saj.

Në dosje sipas abc thuhet se vajza ka takuar një infermiere të quajtur “Bona” dhe në asnjë rast ajo nuk i ka kërkuar para për shërbimin e bërë.

Po ashtu, në dosje kalon edhe një moment kur vajza e të ndjerës takon mjekët tek lokali përballë spitalit dhe e pyet për gjendjen e nënës së saj. Në asnjë rast sipas dëshmisë së vajzës, që është pasqyruar në dosjen hetimore ata nuk i kanë kërkuar para.

E reja ka kuptuar se po mashtrohej nga sanitarja vetëm pak ditë para se nëna të ndërronte jetë, por nuk ka vepruar pasi trembej se mund t’i bënte asaj diçka të keqe teksa ndodhej në spital.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here