Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Pesë fshatra kundërshtojnë ndërtimin e gurores në Qafë Shtamë

19:19 / March 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Banoret Komsi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Banorët e fshatrave Muzhakë, Midhë, Frankth, Batër e Madhe e Batër e Vogël në njësinë administrative Komsi kundërshtojnë ndërtimin e gurores mbi fshatin Selixë, rrëzë malit të Qafë Shtamës. Ata pretendojnë se nuk është marrë mendimi i tyre dhe se ndërtimi i saj do të kishte ndikim negativ në mjedis, cilësinë e ujit të pijshëm dhe ndotjen e ajrit.

Kryetarët e këtyre fshatrave, Asllan Bardhi, Hazis Ruci, Shaqir Sula, Sabri Hani e Adem Kurti, si dhe banorë të kësaj zone, u takuan sot me Prefektin e Qarkut të Dibrës, Nexhbedin Shehu. Ata u shprehën se vite më parë ish këshilli komunal nuk ka dhënë pëlqimin e tij për ndërtimin e gurores në këtë zonë të bukur turistike.

Komsi

“Ndërtimi i gurores dhe furrave të gëlqeres nga subjekti “Babasi Co” dëmton të gjitha resurset që ka kjo zonë, si zonë turistike, si dhe burimet e ujit të pijshëm. Këshilli i Komunës Komsi në vitin 2015 nuk e ka pranuar kërkesën e subjektit privat për “shfrytëzim gurë gëlqerorë në zonën nr.272/1 në objektin Qafë Shtamë”, u shpreh në takimin me Prefektin e Dibrës, kryetari i fshatit Frankth, Asllan Bardhi.

Prefekti nga ana e tij saktësoi se ka vënë në lëvizje strukturat që ai drejton për të sqaruar shqetësimin e banorëve të Komsisë. “Në dijeninë time, nënvizoi Shehu, banorët e fshatit Selixë kanë marrë pjesë në dëgjesën e organizuar dhe ata kanë rënë dakort për ndërtimin e një punishtje mermeri në Qafë Shtamë. Ne do të bëjmë të pamundurën për të sqaruar situatën që ju paraqisni”.

Luan Dishani 1

Kryeplaku i fshatit Selixë Luan Dishani, i cili nuk është pjesë e peticionit të pesë fshatrave të tjerë saktësoi se ai nuk e ka hedhur vulën në dokumentacionin e firmës që ka aplikuar për ndërtimin e një kantieri për nxjerrjen e mermerit. Dishani tha se: “10 kryefamiljarë të fshatit Selixë kanë firmosur për ndërtimin e katierit të mermerit. Edhe unë kam firmosur si banorë i fshatit, por nuk e kam hedhur vulën. As uji dhe as mjedisi nuk dëmtohen nga ndërtimi i këtij objekti. Ne nuk do të lejojmë ndërtimin e ndonjë gurorje apo furrave të gëlqeres, ndërkohë nxjerrja e mermerit nuk krijon probleme, përkundrazi hapen vende të reja pune”.

eae3ceed 3803 42ea a505 05a887948c47
selixxa 1

gurore komsi kundershtojne peticion qafeshtame
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.