Familjet shqiptare në kampin e ISIS po iu dorëzohen autoriteteve shqiptare. Lajmi është bërë me dije ditën e sotme nga një gazetar i NBC, i cili ka postuar në rrjetin social ‘Twitter’ foton e 5 grave dhe tre fëmijëve të cilët do të riatdhesohen nga kampi Roj në vendin tonë.
Ndërkohë që fytyrat e grave janë të mbuluara për arsye që gazetari nuk i ka bërë me dije, është treguar i kujdesshëm që të mos publikojë as emrat e tyre shqiptarë për t’u bërë me dije rikthimin e tyre familjeve në atdhe. Ndërkohë që as ministria e Jashtme, nuk ka dhënë asnjë detaj se çfarë po ndodh me shtetasit shqiptarë në Siri që prej riatdhesimeve të fundit.

