Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Pesë të arrestuar në Bulqizë, kultivuan drogë dhe iu gjet armë pa leje

09:36 / September 23, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kanabis
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Bulqizës, të akuzuar për kultivim të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar “GOLOMERAN-2021”, janë arrestuar shtetasit me iniciale U.M., 33 vjeç, banues në Halil, Fushë-Krujë, E.B., 24 vjeç;  M.B.,29 vjeç; B.S., 28 vjeç; E.S., 28 vjeç, të gjithë banues në Bulqizë.

Sipas policisë këto shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, janë autorë të dyshuar të kultivimit të  bimëve narkotike në vendin e quajtur ‘Golomeran’,  në njësinë administrative Ostren, Bashkia Bulqizë.

Gjatë operacionit shërbimet e policisë i kanë gjetur të fshehur  shtetasit U.M., një armë zjarri automatik me 28 fishek që i posedonte pa leje.

Njoftimi i plotë:

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje dhe i kultivimit të bimëve narkotike

Finalizohet me sukses operacioni policor “GOLOMERAN-2021”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë 5 shtetas.

Operacioni i zhvilluar nga D.V.P. Dibër, Komisariati i Policisë Bulqizë në bashkëpunim me  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër.

Sekuestrohet një armë zjarri automatik, nja sasi fishekësh luftarak dhe lëndë narkotike cannabis.

Në vijim të kontrollit të imtësishëm dhe të pandërprerë  të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, strukturat e DVP Dibër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër, pas një hetimi 3-mujorë, kanë mirëorganizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin  policor të koduar “Golomeran-2021”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit :

U.M., 33 vjeç, banues në Halil, Fushë-Krujë

E.B., 24 vjeç;  M.B.,29 vjeç; B.S., 28 vjeç; E.S., 28 vjeç, të gjithë banues në Bulqizë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, dhe Prokurorinë Dibër, bazuar në informacione dhe  prova të mbledhura gjatë një hetimi 3-mujorë, ka rezultuar se shtetasit e lartëpërmendur, në bashkëpunim me njëri tjetrin, janë autorë të dyshuar të kultivimit të  bimëve narkotike në vendin e quajtur ‘Golomeran’,  në njësinë administrative Ostren, Bashkia Bulqizë.

Gjatë operacionit shërbimet e policisë i kanë gjetur të fsheur  shtetasit U.M., një armë zjarri automatik me 28 fishek që i posedonte pa leje.

Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej  2.6 kg cananis në proçes tharjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Prodhim e shitje narkotikësh”, kryer në bashkëpunim, “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtje pa leje “ , “Moskallzim Krimi”,  “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPAK “arkivoi” dosjen “Tropoja”, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut, ekzekutoi 7 antarë të familjes tonë

20:29 / October 7, 2026

SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn, zbardhet vrasja e Renis Dobrës

19:45 / October 7, 2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet e para

12:47 / October 7, 2026

Dhunohet efektivi i policisë së Krujës, autorët i zunë pritë pranë banesës

10:28 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.