Asambleja e Zgjeruar e Partisë Socialiste të Bashkisë Dibër ka zgjedhur sot kryetarin e saj.
Pritej që gara të ishte e fortë pasi kryesia e PSSH-së miratoi ditë më parë tri kandidatura, Valentina Haliti, ish kryetare e PS Dibër dhe kryetare e Këshillit të Qarkut, Agron Cerri, ish sekretar organizativ dhe Agron Cara, drejtor në Bashkinë e Dibrës.
Pak orë para garës kandidatja Valentina Haliti dha dorëheqjen dhe nuk u përfshi në garë, ndërkohë konkuruan Agron Cerri e Agron Cara. Në përfundim të numërimit të votave në krye të Asamblesë Socialiste të Bashkisë Dibër u zgjodh Agron Cerri me 134 vota, ndërsa rivali Agron Cara mori 112 vota. /tirananews.al/
