Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Peshqit ishin të mëdhenj”, milioneri spanjoll sqaron incidentin me Mihal Kokëdhimën

22:22 / October 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
galdon 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eugenio Galdon, milioneri spanjoll që u sulmua në verë nga pronari i lokalit në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima, ka kthyer në kujtesë gjithë ngjarjen që ndodhi më 15 Gusht. Në një intervistë, pronari i një prej kompanive të telekomunikacionit në Spanjë shprehet se Shqipëria është vend i bukur dhe se ka njerëz të mirë.

“Sigurisht që nuk do të largoheshim pa paguar, për aq kohë sa nuk na shërbyen ushqimin. Pronari i restorantit, që rezultoi të ishte pa leje, detyronte të huajt që të merrnin një peshk për person, por kamerieri na rekomandoi gjysmën, pasi ishin shumë të mëdhenj. Pronari u inatos dhe e goditi kamarierin. Guida besonte se nuk do ta sillnin ushqimin dhe kur po largoheshim, pronari goditi guidën. Çdo gjë degjeneroi aty. Nuk e bën një person vendin. Shqipëria është shumë e bukur, me njerëz të mirë. Ne na qëlloi një barbar. Ishte mësim jete sepse kaluam një kohë të keqe”, u shpreh Galdon.

Galdon së bashku me tre anëtarë të tjerë të familjes dhe dy persona, pjesë e guidës, u sulmuan nga Mihal Kokëdhima, pronar i një restoranti ku turistët ishin ndalur për të drekuar. Restoranti tashmë është shembur gjatë një aksioni të IKMT pasi rezultonte pa leje.

Ndërkohë, Gjykata e Shkallës së Parë dha masën e sigurisë arrest me burg për Mihal Kokëdhimën. Kjo masë u konfirmuar edhe nga gjykata e Apelit më 27 Gusht.

Por kush është Eugenio Galdon?

Eugenio Galdon është milioner, pasuria neto e të cilit llogaritet deri në 310 milionë Euro. Ai është 69 vjeç dhe ka lindur në Kartagjenë. Galdon themeloi kompaninë e telekomunikacionit ONO, të cilën e shiti në vitin 2015.

Po atë vit, ai u largua nga fondi “Bruc Capital” për të investuar në infrastrukturë. Së bashku me Juan Bejar, ish drejtor ekzekutiv i FCC, kanë krijuar një kompani energjie. Vite më parë, Eugenio Galdon ka qenë shef kabineti i ish-Kryeministrit spanjoll Adolfo Suarez, si dhe drejtor në grupet mediatike Prisa dhe COPE.

milioneri spanjoll
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri në Rriban të Mallakastrës del jashtë kontrollit, flakët rrezikojnë përhapjen në zona të tjera

16:40 / August 4, 2026

Dy shqiptarë të RMV, non grata në Shqipëri – Frrok Çupi: VV e “Vlen” nxisin përçarje. Protesta? Qytetarët janë mashtruar

15:37 / August 4, 2026

U shpall non grata, Valon Bela: Vendim i marrë në sinkron nga Rama dhe Vuçiç

14:58 / August 4, 2026

“Altin Dumani i paditur për shpifje”, SPAK konfirmon lajmin e mediave italiane

14:40 / August 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.