Një turiste 60 vjeçe nga Bosnje-Hercegovina ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të hëne në plazhin e Durrësit. Gruaja ka pësuar arrest kardiak sapo është futur në det.
“Rreth orës 13:20, në lagjen nr.13, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin, në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën S.V., 60 vjeçe, banuese në Bosnje Hercegovinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.