Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Peter Zingraf, kush është ambasadori i ri gjerman në Shqipëri

18:08 / August 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ambasadori
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Peter Zingraf ka marrë detyrën e ambasadorit gjerman në Tiranë, në një moment delikat për vendin tonë.

Në tetor do të merret vendimi për hapjen ose jo të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, dhe Gjermania luan një rol thelbësor në këtë proces.

Nga ana tjetër, situata e brendshme politike është totalisht e paqartë, sidomos sa i përket zgjedhjeve lokale.

Reforma në drejtësi është gjithashtu në një moment kyç, me Gjykatën Kushtetuese dhe SPAK-un që pritet të ngrihen në muajt në vijim.

Gjermania, së bashku me SHBA-në, kanë qenë shtetet që kanë shtyrë përpara dhe kanë kërkuar më së shumti realizimin e reformës.

Po kush është ambasadori Peter Zingraf dhe çfarë eksperience ka?

Ambasadori i ri gjerman ka studiuar romanistikë (histori letërsie frënge dhe italiane) në Aachen, Poitiers-Francë dhe Firence-Itali.

Ai ka punuar si bashkëpunëtor shkencor në universitetet e Aachen dhe Freiburg im Breisgau.

Peter Zingraf është i martuar dhe ka dy vajza.

Sa i përket karrierës së tij diplomatike, ajo ka nisur në vitin 1993, kur është bërë pjesë e shërbimit të jashtëm.

–1994 Nëpunës i deleguar pranë Ministrisë së Jashtme italiane, Romë

– 1995 Ministria e Jashtme Federale, Bonn, Departamenti Politik

– 1996 Ambasada e Varshavës, Poloni

– 1999 Ministria e Jashtme Federale, Berlin, Departamenti i Kulturës

– 2002 Ambasada e Daressalam-it, Tanzani

– 2005 Ministria e Jashtme Federale, Departamenti Qendror

– 2010 Ambasada e Dublinit, Irlandë

– 2013 Zyra e Presidentit Federal, Departamenti i Politikës së Jashtme

– 2016 Ministria e Jashtme Federale, Departamenti Qendror

– Gusht 2019 Ambasada gjermane në Tiranë, Shqipëri.

Shqiperi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

“Shihemi në BE”, Gonzato mbyll mandatin në Shqipëri me një mesazh mirënjohjeje: Shqipëria do të mbetet në zemrën time

14:38 / July 21, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.