Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Peticion i artistëve pro projektit për Teatrin e ri Kombëtar, nuk përmbahet Neritan Liçaj : Me çfarë morali do të vini nesër të luani role këtu?!

21:59 / May 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5ebef4137f3fb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prishja e Teatrit Kombëtar është një nga debatet më të nxehta për momentin. Shumë aktorë të politikës, artit e kulturës, kanë reaguar, disa pro e disa kundër shembjes së godinës.

Aktori Neritan Liçaj, ka mbajtur një fjalim në sheshin e Teatrit Kombëtar, ku u është drejtuar aktorëve që kanë firmosur peticionin pro shembjes së Teatrit Kombëtar.

Liçaj thotë se firmëtarët e këtij peticioni, duhet të kenë kurajon të dalin me zë dhe figurë pro shembjes së Teatrit dhe se nesër, nuk do të kenë moral të luajnë role në Teatrin e rikonstruktuar.

“A mund të dilni me zë dhe figurë dhe të tregoni se jeni për prishjen e Teatrit? Kaq na detyroheni, ne që kemi dy vjet e tre muaj që rrimë këtu.
Të gjithë ju profesorët e mi që më keni edukuar në këtë skenë, të gjithë ju kolegëve, që keni nxitur shkollat dhe keni ëndërruar të krijoni aktorë, a mund të dilni dhe ta thoni me zë dhe figurë, se ju jeni për prishjen e Teatrit Kombëtar? Kini kurajon!
Unë kam dalë me zë e figurë kundër prishjes, përballë pushtetit, arrogancës dhe antivlerave.

Të paktën më detyroheni të nderuar kolegë, se me një pjesë prej jush kam mbi 28 vjet këtu, nuk janë pak. Kini kurajon dhe tregoni që jeni qytetarë që i dilni për zot fjalëve tuaja dhe të mbroni mendimin tuaj.
Nesër ky Teatër do të rikonstruktohet dhe me çfarë morali, ju do të vini të luani role këtu? Me çfarë morali mund të vini ju që keni firmosur për prishjen e godinës, përballë nesh që kemi ardhur në temperatura përvëluerse dhe të acarta prej më shumë se dy vitesh?!!”, shprehet ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shkelësit ‘në radarët’ e Rrugores së Tiranës: Mbi 11 mijë gjoba dhe 55 persona të arrestuar ose të proceduar

13:43 / August 24, 2026

Prokuroria zbardh detajet e ngjarjes në Kosovë, 26-vjeçari vrau gruan tetë muajshe shtatzënë. 

13:38 / August 24, 2026

Situata e zjarreve në vend/ 6 vatra aktive/ Vihet nën kontroll zjarri në Pukë, 214 forca në terren

11:20 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania”, si do të funksionojë platforma e re për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

11:00 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.