Ish-deputeti i LSI, Dr. Petrit Vasili shpjegon pse në Ballkan ka shumë pak ose asnjë rast me koronavirus.
Sipas Vasilit, faktori kryesor është numri i ulët i kontakteve që Ballkani ka me vendin e origjinës së virusit, që është Kina.
“Rajoni më pak i preku në botë është Ballkani, edhe për rastësinë komunikative që ka pasur. Kemi qenë me fat në këtë gjë. Ka një prevalencë… Kjo çështje është thjeshtë dhe vetëm çështje e kontaktit. Nga epidemi dhe pandemi, mbizotëron llogjika e numrave të mëdhenj. Ne kemi kaluar SARS 16-17 vite më parë dhe nuk kemi patur asnjë rast. Edhe ajo origjinën e kishte në Kinë. Ka dy teori që virusi stad mbas stadi pëson thyerje të epidemisë. Të gjitha këto janë dëme kolaterale që urojmë të mos marrin përmasat si në Itali. Rastet kanë bërë xhiron e tyre në mënyrë të padukshme dhe kanë krijuar ato vatrat e tyre. Nuk ka lidhje me klimën”, tha Petrit Vasili në emisionin “Zonë e Lirë”.
Vasili tha se nuk beson që koronavirusi mund të ketë mbërritur në Shqipëri, por fshehet nga autoritetet. Kjo për arsye se është e vështirë ta fshehësh.
“Dhe në gjeografinë e vdekjeve që kanë ndodhur, në zonën ku kishte ndodhur i vdekuri do të kishte kontakte dhe reflektime të tjera. Mosreflekrimi zero, tregon se s’ka. Megjitha mbi 88 për qind e vdekjeve kanë qenë jo vetëm mosha të mëdha, por edhe mosha të mëdha me një seri sëmundjesh të tjera”, tha më tej Vasili.