Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Petro Koçi: PD, në krizë të thellë. Krerët e opozitës u përmendën me emra

22:31 / May 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Petro Koci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për zëvendësministrin e Mbrojtjes Petro Koçin, i ftuar në emisionin “Open” nga Eni Vasili këtë të hënë, zgjidhja e vetme për krizën politike në vend është ulja në tryezën e dialogut, sipas thirrjes së ndërkombëtarëve, duke theksuar sipas tij se thirrja i drejtohet Partisë Demokratike, pasi qeveria ka qenë gjithnjë e gatshme për dialog.

“Partia Demokratike është në një krizë të thellë, që nisi nga momenti kur opozita e bashkuar dogji mandatet”, tha Petro Koçi.

Reagimi i ndërkombëtarëve, sipas tij, është historik pasi për herë të parë përmenden krerët e opozitës Basha e Kryemadhi me emra, që të ndikojnë jo vetëm në eliminimin e akteve të dhunës, si ato që u panë dy ditë më parë, por edhe të bashkëpunojnë me autoritetet e drejtësisë për identifikimin e dhunuesve.

Por, ndaj Koçit u kundërpërgjigj disa herë Ervin Salianji, përmes lidhjes së drejtpërdrejtë, i cili tha se nëse krerët e opozitës do të kishin bërë thirrje për dhunë, gardhet te Kryeministria apo Kuvendi do të ishin thyer shumë shpejt. Duke qenë se “s’ka pasur nxitje për dhunë” nga ana e krerëve të opozitës, sipas tij, atëherë edhe reagimet e ndërkombëtarëve iu drejtohen policisë dhe qeverisë.

Por, Salianji nuk e pohoi nëse tërheqja gjatë protestës-marshim të kësaj të hëne ishte si rezultat i presionit dhe deklaratave të bashkëkoordinuara të Ambasadave të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Italisë, apo edhe OSBE-së.

koci Krize opozitaret permenden
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.