Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Petrushiç dhe Petroviç lirohen nga akuzat për vrasjen e shqiptarëve

22:26 / May 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjykate
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Lartë në Beograd liroi Jugosllav Petrushiçin dhe Radeta Petroviçin nga akuzat për vrasjen e dy shqiptarëve, Hamdi Neziri dhe Rrahman Idrizi, gjatë luftës në Kosovë, më 1999.

Lajmi u konfirmua për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë nga zëdhënësja e gjykatës, Tatjana Teshiç.

Petrushiç dhe Petroviç janë të njohur për publikun si pjesë e grupit “Merimanga”. Procedura kundër grupit ka nisur në vitin 1999.

Me vendimin e së premtes u refuzua edhe akuza për zhvatje kundër Petrushiçit dhe Petroviçit, si dhe kundër Branko Vllaçit, i cili akuzohej vetëm për këtë krim.

I akuzuari Millorad Pellemish ka vdekur dhe gjykata është në pritje të certifikatës së vdekjes, për të pezulluar zyrtarisht procedurat kundër tij.

Ky është një vendim i shkallës së parë, ndaj të cilit prokuroria ka të drejtë të ankohet.

Këta katër, si dhe Sllobodan Orashanin, më 2018, janë liruar edhe nga akuzat për spiunim në favor të shërbimit francez të inteligjencës gjatë vitit 1999.

Në kohën e arrestimit të këtij grupi, më 1999, sekretari i atëhershëm i Informacionit në Serbi, Goran Matiç, ka thënë se janë arrestuar “anëtarët e grupit spiun-terrorist ‘Merimanga’”, të cilët, pas një sërë krimesh, “kanë planifikuar edhe vrasjen” e presidentit të atëhershëm të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç.

Matiq i ka përsëritur këto pretendime edhe në gjyq, por ata nuk janë akuzuar kurrë për to, ndërsa rasti, me kalimin e viteve, ka kaluar nëpër instanca të ndryshme të gjykatave dhe prokurorive./REL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas 36 vitesh, Hungaria hap dosjet e policisë sekrete të komunizmit

22:41 / November 4, 2026

Aksident ajror në Florida, helikopteri rrëzohet në det, një viktimë dhe dy të plagosur

22:01 / November 4, 2026

Obama pas fitores së demokratëve: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë

10:19 / November 4, 2026

Donald Trump: Lufta me Iranin ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit

10:00 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.