Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Pezullimi i fluturimeve/ Balluku: Vetëm udhëtimet me zonat e kuqe, shkëmbimet e mallrave vijojnë

15:22 / March 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka informuar qytetarët sot për masat dhe kufizimet e pjesshme të linjave të transportit ajror dhe detar të pasagjerëve me veriun e Italisë sipas rregullave të përcaktuara në protokollin bazë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Sot kemi vendosur që të ndërpresim të gjitha akseset e transportit ajror dhe atij detat me pikat e ashtuquajtura të kuqe dhe zonat përreth këtyre pikave në shtetin fqinj të Italisë. E kuptojmën që është vendim drastik por jemi në situatë të jashtëzakonshme, e për të ulur shanset e prekjes nga virusi. Duhet ruajtur qetësia, s’ka asnjë arsye për panik“, deklaroi Balluku. Ministrja ka sqaruar se ky urdher prek vetem pasagjeret dhe jo avionet me mallra.

“Urdhri për ndalimin e fluturimeve i referohet vetëm pasagjerëve. Pas shume telefonatave që kemi marrë nga shumë pasagjerë dhe kompani transporti, duhet te sqaroj se i referohemi vetëm rasteve të pasagjerëve, janë ata që s’do lejohen të fluturojnë në destinacionet Milano-Malpensa, Milano-Bergamo, Ankona, Bolonja, Firenze, Genova, Perugia, Piza, Rimini, aeroporti i Torinos, Venecias dhe i Veronës, për fluturimet nga dhe për Shqipëria. Për mallrat s’ka pezullim të avionëve kargo që vijnë apo ikin nga Shqipëria për destinacionet e mesiperme.

Aviacioni Civil Italian ka lënë të hapur aeroportin e Romës që të shpërndahen pasagjerët e mbetur të bllokuar. Do ishte mirë që të ndjekin një rrugë të ndihmonin qytetarët e ngelur në vështirësi pra të ndihmonin për një rout tjetër brenda Italisë, kompanitë ajrore që janë afektuar janë të lutura që mos krijojnë konfuzion të ndihmojnë pasagjerët në destinacione të reja me Italinë që të aksesojnë më pas destinacionion e tyre final.

Ka disa ditë që po ndiqet një shembull si e ka bërë në Austri dhe air albania që të gjithë që fuan ta ndryshojnë kohën e biletës ti jepet mundësia ta rirezervojnë për një moment të dytë e të mos lëvizin gjatë kësaj periudhe të jashtëzakonshme. Edhe sa i takon transportit detar, per linjat Durrës, Ancona Trieste dhe anasjelltas, nuk i jemi referuar kurrë transportit të mallrave detarë. Deri në një urdhër të dytë pezullimi qëndron në fuqi për pasagjerët”, tha Balluku.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha publikon mesazhin e qytetarit dixhital: Dokumenti “Besa” i kryeministrit është bërë me Inteligjencë Artificiale

15:40 / August 16, 2026

Rama për median britanike: Algoritmet mobilizuan protestuesit/ “Zvërneci nuk ndalet, por do konsultohemi me palët e interesuara”

20:15 / August 15, 2026

Haxhiu fton partitë në takim për zgjedhjen e Presidentit konsensual

18:39 / August 14, 2026

LDK tërhiqet nga marrëveshja, Abdixhiku: Le t’i mbajë të gjitha Vetëvendosje, do votojmë Presidentin konsensual

18:26 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.