Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Pezullimi i prokurorëve Gashi dhe Gina, Strasburgu godet sërish shtetin shqiptar

13:38 / April 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dy
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Straburgut ka gjetur sërish shkelje në procedurat ligjore që po ndiqen me gjyqtarët dhe prokurorët në kuadër të procesit të rivlerësimit. Këtë të martë, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka konstatuar shkelje të nenit 8 të Konventës që lidhet me “jetën familjare dhe imazhin” në procedurat e ndjekura për pezullimin nga detyra të ish-prokurores së Prokurorisë së Përgjithshme, Rovena Gashi dhe bashkëshortit të saj, prokurorit të Tiranës, Dritan Gina.

Strasburgu vendosi të pranojë ankimin e aplikantëve dhe të gjejë shkelje të nenit 8 të Konventës. duke vendosur shpërblimin e paditësve për shkelje të nenit 8 të Konventës, ndërkohë që nuk mori në shqyrtim problematika të tjera që lidhen drejtëpërdrejtë me procesin e Vetingut, pasi ato janë në shqyrtim në një aplikim tjetër ne Strasburg të bashkëshortëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina.

Një mori të dhënash konfidenciale, të siguruara gjatë hetimit administrative të zhvilluar nga Komisionit i Pavarur i Kualifikimit (KPK) u publikuan në një portal periferik, në administrim të një ish-deputeti të maxhorancës socialiste.

Prokurorët u pezulluan nga detyra në fillim të vitit 2018, me një urdhër të paligjshëm të ish-Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku. Prokurorët e ankimuan vendimin në Gjykatën Administrative të Apelit. Gjithashtu prokurorët Gashi dhe Gina iu drejtuan Gjykatës së Strasburgut.

Dritan Gina rovena gashi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Avokati Ndreca: SPAK refuzoi pa një shkak të ligjshëm takimin e avokatëve britanikë me Veliajn

16:58 / September 11, 2026

Reklamonin prostitucionin në rrjetet sociale, arrestohen 3 shtetase të huaja

15:47 / September 11, 2026

Arrestohet pronari i një hoteli në Krujë, policia i gjen armë, municion dhe 20 mijë euro

11:29 / September 11, 2026

Shpërthimi i bombulës së gazit disa ditë më parë në Lezhë, ndërron jetë 40-vjeçari

16:41 / September 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.