Një nga problemet më të shpeshta me të cilat hasemi në stinën e verës, është pickimi nga mushkonja.
Jo në pak raste, ato mund të bëhen shumë të bezdisshme.
Nëse kërkojmë në farmaci për ndonjë solucion efektiv për largimin e tyre, ka pafund që mund të na rekomandojnë.
Mirëpo, efekti i tyre nuk është 100% e garantuar. Ndodhur në këto kushte, solucionet e bëra në shtëpi janë zgjidhja më e mirë.
Recetat dhe përbërësit janë të thjeshta dhe mbi të gjitha pa fare kimikatë.
Uthull molle
Uthulla e mollës është ndër solucionet që mban larg mushkonjat. Lyeni një pambuk me uthull molle. Më pas lyeni zonat e zbuluara të trupit me të para se të shtriheni për të fjetur ose kur qendroni në ambjente ku mushkonjat hyjnë lehtësisht.
Ekstrakti i vaniljes
Vanilja trullos dhe parandalon afrimin e tyre.
Farat e karafilit
Pasi të merni 5 gramë fara karafili, ziejini ato. Aplikoni 10 pika nga ky lëng në zonat e zbuluara të trupit.
Kamomili
Kamomili mund të thahet dhe para se të shtriheni, lëreni në dhomë.
Borziloku i freskët
Mushkonjat nuk e durojnë dot erën e borzilokut. Në këtë mënyrë, janë të destinuara të qëndrojnë larg jush nëse pranë keni pak borzilok të freskët.
Domatet
Lyerja me pak gjethe domatesh para se të shtriheni, do të ishte shumë produktive.