Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

”Pija kafe me të”, avokati mohon rrëfimin nga Artan Tafani: S’jam kërcënuar. Familja ime tani…

10:34 / October 2, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
adriatik doga 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati Adriatik Doga, i quan trillim atentatet dhe vrasjen që ishte planifikuar për të, nga Artan Tafani, i penduari i drejtësisë, pjesëtar i bandës së Laert Haxhiut. Doga shprehet se nga momenti që e ka dëgjuar këtë fjalë nga drejtori i policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, jeta e tij dhe e familjes nuk është më e qetë.

Avokati nga Lushnja shprehet se që nga momenti që emri i tij u bë publik si shënjestër për t’u vrarë, nuk ka kërkuar mbrojtje, por të paktën duhej të ishte bërë një ballafaqim me Tafanin ose të thirrej nga prokurori i Elbasanit për t’u njohur me rrethanat. Tafani, sipas Dogës, është njeri i varur nga lëndët narkotike dhe duhen parë edhe rrethanat e deklaratave të tij përpara prokurorisë.

“Unë e kam marrë vesh nga konferenca për shtyp e drejtorit të Policisë së Shtetit, jam shokuar. Trillim. Telefonatat e njerëzve, shkrimet në portale, ndihesh i shqetësuar, se nuk pushonte telefoni. U tha se më është bërë 3 herë atentat, për mua nuk ekziston. As jam ndjerë i kërcënuar apo të më ketë marrë dikush në telefon, prej 10 vitesh. S’jam ndjerë i kërcënuar kurrë. Nuk kam pasur asnjë përplasje, asnjë marrëdhënie me grupin e Haxhiajt. Kam qenë avokat i Mariusit, madje e kam kushëriri. Madje xhaxhai i tij më tha që të isha avokati i tij ditën kur u arrestua, por kur dëgjova pas dy ditësh këtë deklaratë, u habita. Nuk kam pasur asnjë kontakt nga policia apo prokuroria. Asnjë interesim. Nuk kërkoj mbrojtje për veten time. Nëse shteti e ndjen veten për të mbrojtur, të më mbrojë. Kush ka ndërmend të më vrasë, të më vijë më vrasë. Me Laert Haxhiun nuk njihem as për fytyrë, me babain e tij përshëndetem me respekt rrugës. Me Mariusin kam marrëdhënie familjare dhe kam qenë avokat i tij. Kur më ka kërkuar kushdo mbrojtje ligjore, kundrejt pagesës, e kam marrë në mbrojtje”, tha avokati.

Mes të tjerash avokati tha se me Laert Haxhiun nuk ka njohje personale dhe asnjëherë nuk ka pasur konflikte as me çështjet e tij dhe as me grupin rival, atë të Aldo Bares. Avokati në ketë interviste, mohon gjithçka është thënë për atentatet e kryera apo vrasjen që ishte planifikuar për të. Artan ose Marius Tafani u arrestua për grabitjen e një pike valutore dhe me pas u bë i penduar i drejtësisë, ku zbuloi 6 vrasje të bëra nga grupi i Laert Haxhiut.

Adriatik Doga
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Transporton civilë, i zbret te Parku Rinia’/ Urgjenca Kombëtare reagon ndaj dezinformimit në rrjet: Manipulime nga faqet false

21:49 / October 19, 2026

Angazhimi në protestat e dhunshme, zbardhet VKM: 2750 efektivë Policie do të shpërblehen me rreth 270 mijë lekë të reja

21:31 / October 19, 2026

Përplasja në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, reagon Kisha Ortodokse: Vendet e shenjta nuk janë hapësira konflikti

21:10 / October 19, 2026

Zv/kryeministrja Koçiu: Tirana nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës dhe kaosit

20:36 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.