Lëngu i boronicave të kuqe përdoret gjerësisht në mjekësinë alternative, ndërsa njihet për trajtimin e infeksioneve urinare, kuron ulcerën si dhe ul rrezikun e kancerit të gjirit.
Ky frut, është një minierë vitaminash, antioksidantësh ndërsa parandalon e kuron shumë probleme shëndetësore sesa infeksionet urinare.
Por përsë duhet konsumuar kaq shumë lëngu i frutit të vogël të boronicës?
Ju mbron kundër ulcerës
Më shumë se 50% e njerëzve në botë vuajnë nga ulcera. Lëngu i boronicës së kuqe është shumë i mirë për këtë problem.
Ul rrezikun e kancerit të gjirit
Boronica e kuqe është një burim shumë i mirë i vitaminës C! Vetëm240 ml nga ky lëng siguron plot rreth 24 miligramë vitaminë C. Sipas studimeve ato gra që kosnumojnë lëng boronice, janë më pak të rrezikuara të preken nga kanceri në gji.
Përmirëson shëndetin e zemrës
Ndër shkaqet kryesore të vdekjeve tek femrat janë sëmundjet kardiovaskulare. Sasia e lartë e vitaminës C që përmban lëngu i boronicës është një antioksidant i fuqishëm i cili ndihmon në shëndetin e përgjithshëm të zemrës.
Pre-eklampsia është një lloj gjendje shëndetësore e cila është e lidhur me sasinë e lartë të proteinave në urinën e grave shtatzëna dhe tensionin e lartë. Në qoftë se ky problem shëndetësor nuk mbahet nën kontroll, mund të ndikojë në çuarjen e një lindje të parakohshme