Pak ditë më parë mediat publikuan lajmin se me firmën e Edi Ramës, Këshillit Kombëtar i Territorit, i ka dhënë të drejtën një kompanie të rikonstruktojë një pikë karburanti në Lungomare. Kjo ka zemëruar jo pak vlonjatët të cilët i kanë kërkuar shpjegime kryeministrit se përse e ka lejuar një gjë të tillë.
Kjo ka detyruar vetë kreun e qeverisë që të sqarojë në profilin e tij në Facebook qytetarët e Vlorës, teksa thekson se “pjesa interesante është që ata që shanin Lungomaren kur nisi të ndërtohej e s’më linin gjë pa thënë, tani po e mbrojnë Lungomaren nga unë”.
Ky vendim për të rregulluar karburantin, në një shëtitore si Lungomarja që ka vetëm një korsi, në favor të Kastratit vjen disa muaj pasi në këtë zonë u prishën dhjetëra banesa për t’i hapur rrugë palmave. E sot, në mes të këtyre palmave, zë vend një karburant.
Replikat
Nikolaos Aleks Hoxhaj-Zoti kryeministër vërtet po bëni punë të mirë. Para pak ditësh lexova për lungomaren diçka e trazuar mu duk një pik karburanti do hapet. Mundeni të sqaroni cila është situata atie
Edi Rama- Nikolaos Aleks Hoxhaj pika e karburantin ka qene atje dhe thjesht po kthehet nga nje zhele e mbetur mbi rruge, (peshqesh i KÇK qe na ndaloi shpronesimin), ne nje objekt i integruar me projektin nga vete arkitekti belg i Lungomares! Po pjesa interesante eshte qe ata qe shanin Lungomaren kur nisi te ndertohej e s’me linin gje pa thene, tani po e mbrojne Lungomaren nga une

