Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Pikë e artë në Islandë, Shqipëria shpërdoron por nuk humbet në debutimin e Ligës së Kombeve 

22:49 / June 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ndeshja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pika e parë historike në tokën Islandeze por edhe shumë keqardhje në një ndeshje ku Shqipëria mund të kishte regjistruar një fitore që për mënyrën se si e interpretoi lojën, nuk do t’i rrinte ngushtë.

Mbyllet 1-1 ndeshja e parë e Kombëtares Kuqezi në Ligën e Kombeve 2022 në Islandën e largët dhe pas 90 minutave ku u regjistrua vetëm një stonaturë, ajo e momentit kur mbrojtja futi ujë në golin e barazimit të vendasve. Mund të dalë i buzëqeshur Edoardo Reja nga transferta delikate ku edhe pse më një skuadër të cunguar nga dëmtimet, tragoi se ka ndërtuar një grup të besueshëm që mund të shkojë shumë larg në këtë kompeticion.

Pjesa e parë ritmike dhe me pasime të shpejta. Shqipëria më e mirë që mund të kemi parë prej vitesh. E mbështetur nga qindra tifozë kuqezi në stadiumin kombëtar të Islandës, skuadra e Edi Rejës tregoi pjekuri dhe karakter.

Abrashi më i miri në fushë rezultoi një zgjedhje e zgjuar nga trajneri që hodhi në fushë edhe Seferin. Ishte pikërisht ky binom që finalizoi në gol një aksion të gjatë. Festë kuqezi në fushë dhe në shkallët e stadiumit më verior të kontinentit. 

Thorsteinsson ndëshkoi në një nga momentet e vetme të errëta të skuadrës shqiptare vetëm 4 minuta nga rikthimi në fushë. Në mënyrë të pabesueshme Gjimshiti komplikoi situatën dhe dhuroi një asist për lojtarin islandez.

Gol që bëri me krahë vendasit por dalëngadalë kuqezinjtë morën frenat e lojës dhe Balliu nga e djathta por edhe Çekiçi, Seferi e Abrashi krijuan volum dhe raste.  Vrioni dhe Balaj në fushë në vend të Cikalleshit dhe Çekiçit ndërsa Seferi ia la vendin Asllanit. 

Nuk ndryshoi asgjë deri në fund të ndeshjes ku të dyja skuadrat pranuan barazimin si rezultatin e vetëm në një situatë të tillë. Kjo ndeshje është e vlefshme për grupin B2 të Ligës së Kombeve ku Shqipëria për momentin është ngjitur në dytë të klasifikimit pas Islandës që numërin një ndeshje më shumë.

islande pike Shqiperi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

“Edhe në Shqipëri ka nivel perversiteti të Epstein”/ Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

23:00 / February 2, 2026

Pensionistët italianë në Shqipëri të alarmuar: Tani Tirana dëshiron të na taksojë 15%

11:00 / February 1, 2026

Përmbytjet në Shqipëri, Gjermania njofton dhënien e 250 mijë paundëve ndihmë për 400 familje të prekura

20:58 / January 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.