Që të shtunën në mbrëmje, Presidenti i Republikës ka bërë një deklaratë të pazakontë, referuar një emri të përvetshëm mes qindra protestuesve.
Ilir Meta kërkoi që Sahit Dollapi të çohej në spital dhe të mos mbahej në Polici, por pa dhënë arsyet përse personi në fjalë kishte nevojë për trajtim mjekësor.
Ditën e sotme, në kulmin e deklaratave të selive diplomatike, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vizituar në Spitalin e Traumës, Sekretarin Organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi.
Meta u interesua për shëndetin e Dollapit, ndërsa ka biseduar edhe me mjekët për përmirësimin e gjendjes shëndetësore sa me parë të jetë e mundur
“Presidenti Meta vizitoi sot ne spitalin e traumës z.Sahit Dollapi i cili është në gjendje të rëndë pas dhunës se ushtruar ndaj tij nga disa efektive te policisë së shtetit. Meta u interesua për shëndetin e tij dhe bisedoi me mjeket për të garantuar përmirësimin e gjendjes sa me parë të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e Presidencës të shpërndarë në disa media.
