Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Piknik me alkool dhe 50 të shtëna armësh/ Vëllai i Thaçit në telashe me drejtësinë, u mblodh në natyrë me të dënuar e zyrtarë duke thyer rregullat e karantinimit

20:42 / May 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Thaci vellai

Mediat korovare shkruajnë se ka nisur një hetim për vëllain e presidentit Hashim Thaçi, Nazim Thaçi, vëllai i ish-deputetit të PDK-së, Rrustem Mustafa, zyrtarë policorë, zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, familjarë të politikanëve e persona të dënuar, pasi akuzohen se kanë thyer rregullat e karantinës, duke bërë piknik e duke shijuar meze në natyrë.

Në një kronikë të publikuar nga media, thuhet se ngjarja ka ndodhur në në Shalë të Bajgorës, ku dyshohet të jenë shkrepur edhe 50 të shtëna me armë zjarri.

Sipas të njëjtës medie, mësohet se hetimet janë duke u zhvilluar edhe ndaj personave jozyrtarë. Drejtoresha e Policisë Rajonale në Mitrovicë, Afërdita Mikullovci, ka konfirmuar se armët e familjarëve të politikanëve janë konfiskuar dhe se tashmë janë intervistuar palët e gjithashtu është bërë shikimi i vendngjarjes.

“Hetuesit kanë marrë disa veprime hetimore të cilat janë të zakonshme si në çdo rast tjetër: vendshikimi, konfiskimi i dëshmive, intervistimi i palëve… Nesër e pasnesër finalizohet intervistimi. Armët janë konfiskuar, posaçërisht ato që kanë qenë të ekspozuara, dhe me urdhër të prokurorit dhe me vendim të gjykatës ato shkojnë për ekspertizë”, ka thënë Mikullovci.

Policia e Kosovës është duke e hetuar vetëm pjesën e qytetarëve e Inspektorati policor atë të zyrtarëve policorë. Muajin e kaluar, shefi i Njësive Speciale, Amir Gërguri, ka qenë njëri nga zyrtarët që nuk i ka zbatuar masat e emergjencës.

drejtesine hashim thaci telashe vellai
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ish-kryeministri jep dorëheqjen edhe si deputet

17:56 / September 1, 2026

LDK vulos marrëveshjen me LVV-në, Kryesia miraton kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

17:21 / September 1, 2026

Administrata Trump planifikon miliona dollarë për mediat e djathta në Europë

16:20 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.