Jurgen Pilkati vijon të drejtojë ASHK-në në qytetin e Vlorës, që pas emërimit të tij disa javë më parë.
Në disa media u publikua se edhe Pilkati kishte dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë, por burime për Albania Times përgënjeshtrojnë lajmin dhe se Pilkati vijon ende në këtë post drejtues.
Kadastra e Vlorës ka nisur zyrtarisht menaxhimin e pronave në Bregdet, që mbetet çështja me e nxehtë në këtë qytet. Prej vitesh, Kadastra e Vlorës është përfshirë nga një valë dorëheqjesh dhe detyroi hetime të thelluara nga Policia dhe KLSH për abuzime me pronat./ Agron Brataj
