Drejtorët Ekzekutivë të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit AADF) Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli, nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku dhe Drejtori Ekzekutiv i Vodafone Albania Achilleas Kanaris, firmosën sot një Memorandum Mirëkuptimi për të mundësuar një ekosistem digjital për të rinjtë shqiptarë dhe digjitalizimin e ambjenteve dhe shërbimeve të Piramidës.
Eventi u hap nga Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Europe, Serpil Timuray, e cila deklaroi se ky partneritet do të ofrojë dije dhe të krijojë aftësi dixhitale për brezin e ri të drejtuesve dhe novatorëve.
Piramida do të ketë në qendër të aktivitetit të saj qëndrën TUMO Center for Creative Technologies, një eksperience e re e të mësuarit në teknologji. Qëllimi i memorandumit të mirëkuptimit është të pasqyrojë angazhimin dhe përgjegjësitë e palëve në projektimin e Rijetësimit të Piramidës, për ngritjen e strukturave të cilat promovojnë novacion dhe inkurajojnë zhvillimin e dijes dhe aftësive digjitale.
