Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Piromanët

21:22 / August 19, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1755629776 zjarrinekuvendp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Artur Ajazi

Ata nuk i njohin zgjedhjet. Nuk i kanë njohur edhe para 20 vitesh, edhe para 12 vitesh, edhe sivjet ata nuk i njohin zgjedhjet. Nuk njohin rezultatin, kryeministrin, qeverinë, nuk njohin ministrat, deputetët, nuk njohin as ligjet e vendit. Ata njohin mire vetëm profesionin ë “piramanit”.

E patë vitin e kaluar, si vihej zjarri në sallën e Parlamentit, në rrugë, bulevarde, gjithandej. E patë, si digjnin karriget, tavolinat, si hidhnin flakadanë në podiumin e kryetares së Kuvendit, tek ministrat, kudo me flakadanë. Këtë do të bëjnë edhe këtë legjislaturë. Kanë ujdisur molotovët, dhe po i mbajnë gati për sallën ë Parlamentit, për protestat e “fuqishme” popullore, sepse ata nuk njohin rezultatin ë zgjedhjeve.

Kanë 16 palë zgjedhje që humbin, që humbin thellë në çdo 4 vjet, dhe sërish Berisha duke e përdorur PD-në si “patericë”, thotë “keni për të parë sa të vijë Shtatori, sepse nuk njohim zgjedhje farsë”. Mbetet njeriu dhe politikani i vetëm në botë, që nuk ka njohur kurrë rezultatin e zgjedhjeve të veta, kurrë nuk ka pranuar se ka humbur. Një kompleks nga e kaluara e tij komuniste. Por ja, Shtatori po afron, dhe bashkë me të, edhe nisja e punimeve të Parlamentit të ri.Partia Demokratike, pas 11 Majit, humbjes së thellë, ka pësuar edhe goditje të tjera nga nderkombëtarët. Veçanarisht nga përtej Atlantikut. SHBA, DASH dhe Trump, as duan t’ja dinë për hallin ë madh të Doktorit të PD-së, që është “non-grata” e marrë qysh nga koha e Biden.

Ç’nuk bëri dhe ç’nuk tha Berisha lidhur me ardhjen ë Trump. “E kam mik, e kam partner politik, e kam të njohur të vjetër”, madje mori edhe La Civitan, ti bënte fushatën, por ja që humbja ë zgjedhjeve në 11 Maj ishte e paevitueshme.

Doktori kujton se amerikanët harrojnë lehtë, sjelljet e tij dhe shpurës tij në Parlament, apo fyerjet dhe shantazhet ndaj ambasadores Juri Kim, apo dhe sulmet ë tjera ndaj DASH. Duhet të jesh dritëshkurtër, të mendosh dhe besosh se, “me amerikanët mund tja dalësh duke u shtrirur sikur je demokrat, sikur je konservator, apo lider i madh”. Një parti piromanësh, që mbushin trastet me flakadanë dhe molotovë, nuk mund të pranohet lehtë nga amerikanët apo dhe europianët.

Politika amerikane nuk funksionon si diçka momenti, as si fenomen i sivjetshëm apo vitit tjeter, pasi politika amerikane ka diapason 30 apo 40 vjeçar. Amerikanët nuk punojnë për sot, dhe nuk bëjnë ujdira për “hatër të mikut”. Ata e shohin gjithçka (siç nuk e shohim ne) të lidhur me SHBA, dhe interesin ë amerikanëve. Këtë ka harruar Doktori, dhe vazhdon të gabojë kur beson se “do t’ja dalë duke paguar miliona dollar” për të hequr njollën ë tyre.

20 vitesh Artur Ajazi oped parlamenti piromanet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.