Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pirro Dhima kundër Shqipërisë! Kërkon pezullimin e presidentit të peshëngritjes, Gjoza

14:54 / September 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pirro dhima
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rasti i dopingut të Evangjeli Velit ka shërbyer për të shndërruar marrëdhëniet mes federatës shqiptare të peshëngritjes dhe asaj greke në një fushë betejë kërcënimesh akuzash që shumë shpejt pritet të shkojnë në gjyq.

Në Top Channel, presidenti i FSHP Elez Gjoza, akuzoi Odise Dhimën, vëllain e Pirro Dhimës si personin e dyshuar për dopingun e sportistes shqiptare që jeton dhe stërvitet në Greqi prej vitesh.

Ndërkohë i kontaktuar nga Top Channel, Pirro Dhima, ish-kampioni olimpik, sekretar i federatës greke të peshëngritjes dhe zëvendës president i federatës botërore ka vendosur t’i përgjigjet këtyre akuzave me të njëjtin ton:

“Kemi filluar procedurat për ta çuar Elez Gjozën në gjyq, veç unë, dhe veç vëllai im Odisea. Mund të merrej vetëm me vëllain tim, por më ka përfshirë mua me qëllim, por unë s’jam më thjesht Pirro Dhima, jam zëvendës Presidenti i Federatës Botërore të Peshëngritjes. Këtu nuk po më shan vetëm mua, por Federatën Botërore. I ndodhin gjithmonë gjërat me dopingun atij dhe e kam fajin unë, për çfarë e kam fajin unë? Do t’i shkoj deri në fund kësaj historie, kudo që kam mundësi, në Federatë Botërore, në Agjencinë e Antidopingut, do ta çojë edhe në një arbitrazh të Federatës Botërore, që është e pavarur, do të kërkoj që të mos jetë më president. Do të bëjë ca kam në dorë që të mos e lejoj më atë njeri të hapi gojën e të thotë gjëra si këto, jo vetëm për mua por për çdo njeri. Ai flet dhe nuk respekton as sportistët as askënd.

Për faktin e akuzave si antishqiptarë Pirro Dhima shton:

“Gjithmonë Elez Gjoza më ka parë si antishqiptar, por unë s’kam asgjë me Shqipërinë apo sportistët shqiptarë, gjithmonë i kam thënë: ‘Doni të vini për stërvitje, hajdeni pa pagesë, çfarë ju duhet? Doni shtanga? Merrini, ca t’ju duhet merreni’… çfarë t’i bëj më”.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.