Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Pise” e “kuçkë”, mësuesja fyen e dhunon fizikisht fëmijët e klasës së 4-t (Video)

21:24 / April 2, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mesuesja1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në emisionin “Stop” kanë mbërritur shumë denoncime për sjelljen e mësueses Bedrie Kastrati. Ajo jep mësim në shkollën 9-vjeçare “Bajram Curri” në qytetin e Kukësit.

Në sajë të bashkëpunëtorëve, “Stop” arrin të sjellë me zë dhe figurë mënyrën e sjelljes së arsimtares me nxënës të mitur të klasës së katërt, të cilëve u shpjegon matematikën. Në fjalorin e mësuese Bedrie nuk mungojnë fjalët ‘pise’ apo ‘kuçkë’, por edhe goditjet fizike pa shkak.



Mësuesja: Hajde, o Red (hajde) pak këtu! Vetëm ti e ke bërë këtë gabim, asnjë nxënës tjetër nuk ma ka bërë këtë gabim. Gjeje sa bëjnë!

Kështu lloj ushtrimesh vetëm Redi s’i kupton.

Një nxënës: O sa e lehtëë…!

Mësuesja: Si e gjejmë? Bëji veprimet ti!

(Një nxënëse që hyn me vonesë)

Mësuesja: Pse erdhe mbrapa meje ti? Çohu më herët prej gjumi, kuçkë!

Gjithmonë del në orën… . I levrit flokët atje, si me pa…

Pra, pjesëtojmë këtë me këtë, 20:… dhe është me kllapa dhe për atë punë jua dhashë ushtrimet me kllapa, që janë edhe te shprehjet, janë origjinal si këto.

Pastaj ajo, që del nga 20:4 bëjnë 5, e shumëzojmë me 3, 5×3=15.

Kush nuk ka bo testin…?

ik, ik, ik…!

Mësuesja: Sa bëjnë 36×4 , 154? Po 36:4 bëjnë…

Nxënësi: O mësuese shihe, po pjesëtim këtu, e pjesëtim aty!

Mësuesja: E ke bo 2, pjesëtim këtu edhe pjesëtim aty. Po e ke shkruajtur njësoj, këtë veprimin këtu e ke bo mirë, po mendja…

Mësuesja: E mbarove Rei?

-Rei i mbarove?… (shpullë)

Mësuesja: Ky ka pllakit krejt.

Ky ka pllakit krejt, ka pllakit krejt. E ka lon rrugën e Zotit.

-Gjej ndryshesën e 5/7-ve të 49 me dy! Kollaj e keni, mo mësuese…..

Mësuesja: Shif ore ti, e kanë bo njëlloj, njëlloj e kanë bërë të dy njëlloj, njëlloj e kanë bërë të dy, njëlloj.

Mësuesja: Do e keni në test, mo mësuese, do e keni në test! Thyes e një numri.

Një nxënës: O mësuese, a ikën…?

Mësuesja: Po, i mori mësuese Aida. Mori Redin, Asin edhe Anën. Ku di unë, për ça i duhen?

Nxënësi: Pse? Për prova?

Mësuesja: Po s’ka lidhje ty, s’more pjesë. Kanë marr shumë besa…

-Ta vesha … fol tamam , do të mbys krejt, surrat!

-Mos fli gjumë , mos fli gjumë!

(Shpullë nxënësit)

Mësuesja: Edhe ti, a? Edhe ti mos me e ditur, a? Mirë këta që s’e dinë, po dhe ti?!

Mësuesja (shpullë nxënësit): Herë, herë jo plus! Herë!

Nxënësi: U kujtova.

Mësuesja: U kujtove tani!

Mësuesja: Ça halli ke ti?

Nxënësi: Jo për Zotin, s’…

Mësuesja: Ça ke? (shpullë)

-Edhe ti si Arlinda. Gjej ka numrin 4,36 me ato do punosh. Me ato do punosh!

Mësuesja: Dil në tabelë! Ec! 5/ 7 e 49. Ec! 5/ 7 e 49, baraz, sa bëjnë?

Mësuesja: Po sa të ka dalë?

Nxënësi: 49!

Mësuesja: Ec mor djalë, Ec!

Mësuesja: Ka të ka dalë ky 53? Ka të ka dalë?

5/7 e 49, gjema këtu 5/7 e 49! Shkruaje! Shkruaje 5/7 e 49!

Mësuesja: Çfarë është elektriciteti?

Elektriku i dorës punon, kur x e tij prodhojnë elektricitet.

(Bërtet)

-Këtu me…

-A do tashti me ta lëshuar kokën te muri unë ty?!

Pise!

Shpulla, fyerje e ulërima. Kjo është ora e matematikës për këta fëmijë, të cilët janë në klasë të katërt, pra vetëm 10 vjeç./tvklan

Bedrie Kastrati fyerje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.