Një 38-vjeçar është vendosur në pranga nga uniformat blu, pasi iu gjetën armë në banesën ku jetonte në fshatin Vardardhe-Sukth.
Qani Hysa nga Dibra raportohet se mbante fshehur në banesën e tij 2 pistoleta dhe municion luftarak dhe 1 pushkë sportive, që janë sekuestruar nga policia.
“Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në bashkëpunim me shërbinet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, ushtruan kontroll të befasishëm në banesën e shtetasit Q. H., 38 vjeç, banues në Sukth.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri pistoleta, 1 pushkë sportive, 1 thikë dhe municion luftarak”, raportojnë uniformat blu.
